15.5 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeArben Fetai nga ASH: Ky pushtet i dha tre goditje të fuqishme...

Arben Fetai nga ASH: Ky pushtet i dha tre goditje të fuqishme Amerikës

Ndaj skandaleve me oligarkët rus, që në një formë mund të quhen si goditje ndaj Amerikës dhe rrugës evropiane të RMV-së, ka qenë Arben Fetai nga Aleanca për Shqiptarët që ka ngritur këtë shqetësim, sidomos për rastin e emërimit të shefit të Prokurorisë për Krim të Organizuar ku ambasada e Amerikës në vend ka reaguar duke quajtur perzgjedhjen e tij si të dyshimtë.

Me poshtë ju sjellim reagimin e plotë të Fetait:

Për disa javë, ky pushtet i dha tre goditje të fuqishme Amerikës:

1. Tenderin pë mbikëqyrjen e Korridorit VIII ia dhanë firmës ruse të kontrolluar nga KGB duke përjashtuar kompaninë amerikane Hill (fatmirësisht dështoi falë sanksioneve financiare të aleatëve).

2. I dhanë pasaportë oligarkut rus të sanksionuar nga SHBA për ndërhyrje malinje në fushatën e Presidentit Biden. Edhe këtë vendim po e tërheqin pas presionit amerikan dhe pyetjes retorike nga Kalaja “How is this possible?”.

3. Shfrytëzuan mungesën e një ambasadori amerikan në Shkup për të emëruar një kukull të shefiT të Prokurorisë për Krim të Organizuar. As kjo nuk ka për të kaluar dhe Islam Abazi do të detyrohet të tërhiqet.

Të tre këto raste mbajnë vulën e BDI-së dhe të Artan Grubit. Shqiptarët janë me fat që kanë SHBA për engjull mbrojtës se sa për partinë që i përfaqëson në pushtet moti do t’i kishte hangër dreqi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments