8.1 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeAnulohet vendimi i qeverisë “Haradinaj”, që ia mundësonte “Bechtel Enkas” edhe 50...

Anulohet vendimi i qeverisë “Haradinaj”, që ia mundësonte “Bechtel Enkas” edhe 50 milionë euro shtesë

Në mbledhjen e Qeverisë së sotme është anuluar vendimi i qeverisë “Haradinaj” për dy qasje në një mbikalim në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Ministri  i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka propozuar shkarkimin e këtij vendimi me qëllim që të shpëtojnë 49 milionë euro për mosvazhdimin e kontratës me konsorciumin “Bechtel & Enka” për ndërtimin e autostradës “Arbër Xhaferi”.

“Kosotoja e prezantuar nga “Bechtel Enka”, ka vlerë prej 49,6 milionë euro. Kjo kontratë ende nuk është nënshkruar dhe ne si ministri e Infrastrukturës kërkojmë që ky vendim të shfuqizohet”, tha ai.

Ai tha se kjo kompani kërkon nga MIT-i 1.18 milionë euro në muaj dhe se nuk ka marrëveshje të nënshkruar midis MIT-it dhe “Bechtel Enkas”.

Abdixhiku tha se do të ndërmerren hapat e mëtejme pas shfuqizimit të këtij vendimi.

Kërkesa e Abdixhikut është miratuar pa asnjë votë kundër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments