3.4 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeBESA NGADALË POR SIGURT ME VENDE TË GARANTUARA NË LISTA

BESA NGADALË POR SIGURT ME VENDE TË GARANTUARA NË LISTA

Emrat pas kongresit të LSDM-së të hënën

Lëvizja Besa do t’i ketë vendet e garantuara në listat e përbashkëta për deputet me LSDM-në.

“Nëse e kuptuat përgjigjen për procesin e përgjithshëm, kjo domethënë se ka vende të rezervuara. Nëse jemi marrë vesh sigurisht që ka, por këtë nuk do ta kumtojmë sot, por në kongresin ashtu siç është rendi kur do ti rrumbullaksojmë të gjitha vendimet e Këshillit Qendror dhe Këshillit ekzekutiv.”-deklaroi Ljupço Nikolloski, Sekretar i Përgjithshëm i LSDM-së.

Më konkret nuk ishte as sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha.

“Përafërsisht flasim për mbi 61 mandate të një koalicioni i cili do të jetë fitues dhe do të marr mandat të pastër. Garanci për përfaqësimin e Besës brenda këtij koalicioni si një partner i barabartë, është korniza që e kanë nënshkruar kryetar e të dy partive dhe me siguri se për zbatimin e saj do të duhet një numër i konsiderueshëm i deputeteve të Besës.”-shprehet Arijanit Hoxha, sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes Besa.

Nga bashkëpunimi i deritanishëm të kënaqur janë të dyja palët. E grupe të punës nga të dy partitë, u takuan sot, për të biseduar për programin zgjedhor të përbashkët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments