4.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeNxehet Haradinaj, pas vendimit të Qeverisë Kurti: Qeveria e Mashtrimit nuk anuloi...

Nxehet Haradinaj, pas vendimit të Qeverisë Kurti: Qeveria e Mashtrimit nuk anuloi 50 milion por…

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se sot duke manipuluar me shifra dhe duke trumpetuar për anulimin e kinse 50 milionëve për Bechtel Enka-n, Qeveria Kurti u mundua që të mashtrojë qytetarët se shpëtoi buxhetin.

Më tutje ai tha se “Qeveria e Mashtrimit” nuk anuloi 50 milion por anuloi vendimin që kishte për qëllim kyqjen e fshatrave të Ferizajit dhe Vitisë, si dhe mbikalimin e Paklenicës me Autostradēn Arbën Xhaferi. Qeveria e Mashtrimit u mundua që të na hedhë hi syve duke përdorur shifra për të anuluar një autorizim.

Mashtrimi i rradhës i Qeverisë Kurti

Sot duke manipuluar me shifra dhe duke trumpetuar për anulimin e kinse 50 milionëve për Bechtel Enka-n, Qeveria Kurti u mundua që të mashtrojë qytetarët se shpëtoi buxhetin. Për hirë të korrektësisë dhe me misionin që të tregohet e vërteta, sot Qeveria e Mashtrimit anuloi një vendim autorizim për Ministrinë e linjës që të negociojë për kyqjet në Ferizaj dhe Viti. Në vendimin e Qeverisë që unë kam drejtuar nuk ceket shuma.

Qytetarë të nderuar Qeveria e Mashtrimit nuk anuloi 50 milion por anuloi vendimin që kishte për qëllim kyqjen e fshatrave të Ferizajit dhe Vitisë, si dhe mbikalimin e Paklenicës me Autostradēn Arbën Xhaferi. Qeveria e Mashtrimit u mundua që të na hedhë hi syve duke përdorur shifra për të anuluar një autorizim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments