VMRO-DPMNE dhe lideri i tyre Hristijan Mickoski kanë epërsi sa i përket LSDM-së dhe kryetarit të saj Zoran Zaev, në prag të mbajtjes së zgjedhjeve lokale më 17 tetor. Kështu tregojnë të dhënat nga hulumtimi i mendimit publik i zbatuar nga Organizata për aktivizëm qytetar dhe pavarësi, të publikuara sot.
Analiza mund të ketë gabime plus minus 2% ndërsa rezultatet përdoren për nevojat dhe analizat e vet institutit
Kryeministri Zoran Zaev ka besim prej 13,4 përqind e të anketuarve në këtë hulumtim, derisa lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski ka besim prej 15,9%. Nga spektri maqedonas politik, Dimitar Apasiev gëzon mbështetje prej 4,7%.
Tek shqiptarët, lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka besim prej 6,4% ndërsa Ziadin Sela i ASH-së gëzon besim prej 5,9%

Për BDI-në do të votonin 8,7% ndërsa për koalicionin ASH/AAA do të votonin 8,5%. Për Levicën do të votonin 4,9% ndërsa për PDSH-në vetëm 1,2%.

Anketa është realizuar në periudhën prej 1 deri më 9 shtator ndërsa janë anketuar 1149 persona.