7.6 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaLajmeAnkaraja zyrtare i ka dërguar Maqedonisë së Veriut – pesë kërkesa për...

Ankaraja zyrtare i ka dërguar Maqedonisë së Veriut – pesë kërkesa për rastet e “FETO”!

Derisa Maqedonia pret që Ministria e Jashtme turke të japë dritën jeshile për ekstradimin e Ljupço Palevskit, Ankaraja zyrtare kërkon dorëzimin e 5 anëtarëve të FETO-s apo të ashtuquajturve gylenistë, shkruajn mediat në gjihën maqedonase, informon PRESSonline.al

Sipas burimeve të njëjta, kërkesa për dorëzimin e gylenistëve është pranuar në Shkup prej kohësh, por a është kusht për ekstradimin e Palevskit, i dyshuari kryesor për vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit. Për momentin ka heshtje si nga MPJ e Turqisë ashtu edhe nga Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë.

Sipas rregullave në Turqi, për ekstradimin e Palevskit duhet të nënshkruajë shefi i diplomacisë turke Hakan Fidan, e më pas ministri i Drejtësisë. Pjesa gjyqësore për ekstradimin ka kohë që ka përfunduar, por nuk ka asnjë firmë dhe nuk ka njoftim se kur do të bëhet ekstradimi, informon PRESSonline.al

Turqia prej vitesh kërkon dorëzimin e shtetasve turq, të cilët dyshohet se janë të lidhur me lëvizjen e Fethullah Gylenit, të cilin Ankaraja e konsideron si organizator të tentativës për grusht shteti në vend në gusht të vitit 2016. FETO është termi i përdorur nga qeveria turke për t’iu referuar mbështetësve të Fetullah Gylenit, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Pendarovski tha së fundi se sipas informacioneve të inteligjencës, numri më i madh i të ashtuquajturve gylenistë nuk janë më në vend.

Nga ana tjetër, Maqedonia ka 5 muaj që pret ekstradimin e Palevskit nga Turqia, pasi më 5 dhjetor u arrestua nga autoritetet turke në Belikesir, pas lëshimit të fletarrestit ndërkombëtar. Nëse ekstradohet, Palevski do të presë vendimin e gjykatës për 30 ditë paraburgim dhe menjëherë do të transferohet në burgun hetimor në Shutkë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments