18.4 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaLajmeAnëtarët e grupit fetar kanë 90 ditë qëndrim të ligjshëm, ,qëndrojnë në...

Anëtarët e grupit fetar kanë 90 ditë qëndrim të ligjshëm, ,qëndrojnë në hotel në Shkup, por nën mbrojtjen e policisë

Ndonëse fillimisht kishin paralajmëruar se do të largoheshin nga vendi ynë pak ditë më parë, anëtarët e grupit fetar Lev Tahor, prania e të cilit shqetësoi një pjesë të opinionit, filluan të kërkojnë strehim më të lirë dhe ende nuk dihet se kur do të largohen, është shprehur në emisionin “360 gradë” në Alsat, kryetari i Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë dhe grupet fetare, Darijan Sotirovski. Siç shton ai, të huajt kanë të drejtën e qëndrimit 90 ditor në vendin tonë.“Sipas informacioneve që kam, ata duhej të largoheshin nga vendi ynë ditën e martë në vendkalimin për në Shqipëri. Por kjo nuk ndodhi. Plani i tyre ndryshoi. Informacionin për largimin e tyre, brenda kësaj periudhe prej 90 ditësh qëndrimi ligjor, duhet ta marrim prej tyre. Për momentin informacion të tillë të paktën unë nuk kam”, ka thënë Sotirovski.

Anëtarët e grupit fetar, Lev Tahor, të cilët ditët e fundit kanë tërhequr vëmendjen e publikut të gjerë, aktualisht ndodhen në një hotel në Shkup, emri i të cilit mbahet sekret. Sipas kryetarit të Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë dhe grupet fetare, Darijan Sotirovski, grupi është nën vëzhgim policor për t’u mbrojtur nga reagimet e mundshme të pakëndshme të popullatës lokale.

“Mendoj se kur ka mohim, që nuk pranohet nga një pjesë e shoqërisë, jo nga të gjithë, sigurisht që dikush mund ta keqpërdor dhe në këtë mënyrë të ndikojë negativisht në reputacionin ndërkombëtar të vendit”, tha Sotirovski.alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments