8.1 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeAneks i ri për autostradën Kërçovë-Ohër, do të ndërtohet edhe dy vjet...

Aneks i ri për autostradën Kërçovë-Ohër, do të ndërtohet edhe dy vjet e gjysmë

Qeveria pas seancës së djeshme ka njoftuar se ka pranuar ankes të ri me numër 5 në Marrëveshjen për ndërtim të autostradës, pjesa Kërçovë – Ohër ndërmjet Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore dhe Sinohydro Corporation Limited.

Sipas aneksit të ri, vërtetohet afati i përfundimit të punimeve në këtë pjesë më 21.12.2023, pa asnjë implikim shtesë financiar në Buxhetin e shtetit, njoftojnë nga Qeveria.

Sipas informacioneve paraprake të Faktor, të cilat i publikoi muajin e kaluar, Qeveria njëherë ka kërkuar aneks të marrëveshjes me kinezët, por ata e kanë refuzuar.

Problemi është në atë se Sinohidro ka kërkuar që autostrada të lëshohet në përdorim përnjëherë, me të gjitha pjesët, ndërkaq qeveria ka kërkuar që punimet të përfundojnë pjesë për pjesë dhe si të tilla të lëshohen në përdorim.

Të gjithë këto mospajtime kanë rezultuar me atë që aneksi deri më tani të mos përfundojë, edhe pse u parlajmërua se do të lëshohet në miratim në Kuvend deri në fund të qershorit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments