9.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeIniciativa qytetare fillon grumbullimin e nënshkrimeve për të marrë pjesë në zgjedhje...

Iniciativa qytetare fillon grumbullimin e nënshkrimeve për të marrë pjesë në zgjedhje në Tetovë

Hamdi Sulemani në krye dhe 30 kandidatë të tjerë për këshilltarë në Komunën e Tetovës, synojnë të kandidojnë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Kanë filluar grumbullimin e 350 nënshkrimeve të qytetarëve, numër ky i mjaftueshëm për t’i mundësuar iniciativës qytetare “Më mirë për Tetovën” të kërkojë votën e qytetarëve.

“Te nderuar tetovarë, minutat po numërohen. Ne sot dorëzuam listën për këshilltarë pranë Komisionit Shtetëror Zgjedhor me kandidatët për Këshillin e Komunës se Tetovës, për zgjedhjet lokale që do mbahen më 17 tetor. Lista e iniciativës qytetare “Më mirë për Tetovën”, garon me skuadrën prej 31 këshilltarëve, ku bartës i listës do jem unë, Hamdi Sulemani. Sipas ligjit, ne si liste duhet te deponojmë 350 nënshkrime nga qytetarët e Tetovës në KSHZ. Nënshkrimet mund ti jepni në zyrën e KSHZ në Tetovë, qe gjendet ne objektin e Komunës se Tetovës, hyrja e dytë, çdo ditë pune nga ora 08:00 deri ne ora 20:00 nga data 18 gusht deri me 31 gusht – lokal 42 /përdhes. Ju lutem na ndiqni ne rrjetet sociale dhe ne web faqen e iniciativës për informacionet shtesë rreth nënshkrimeve. #memirëpërtetovën Përkrahja juaj edhe me nënshkrime është vendimtare. Të bëhemi bashke për një Tetovë më të mirë”, thanë Sulemani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments