22.8 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaAnaliza e CNN: Ku e mori Hamasi sasinë e madhe të armëve...

Analiza e CNN: Ku e mori Hamasi sasinë e madhe të armëve që e përdori për të sulmuar Izraelin?

Në sulmin brutal të militantëve të Hamasit mbi Izraelin gjatë fundjavës së kaluar, janë shkrepur mijëra raketa dhe predha të kalibrit të ndryshëm, fluturaket pa pilot hidhnin eksploziv dhe janë përdorur shumë armë dhe municion të kalibrit të vogël, shkruan CNN.

Sulmi filloi nga kibuci i Gazës që është nën kontrollin e Hamasit në Rripin e Gazës prej 360 kilometra katrorë përgjatë vijës bregdetare mesdhetare, të kufizuar nga të dy anët me Izraelin dhe nga njëra anë me Egjiptin, transmeton Telegrafi.

Është një zonë e varfër, me popullsi të dendur me pak burim dhe ishte pothuajse plotësisht e shkëputur nga pjesa tjetër e botës për gati 17 vjet, kur Hamasi e mori nën kontroll.

Shtrohet pyetja: si e grumbulloi Hamasi sasinë e madhe të armëve që i mundësoi këtij grupi të kryente sulme të koordinuara që vranë mijëra dhe plagosën mijëra tjera? Përgjigja sipas ekspertëve, është përmes një kombinimi të dinakrisë, improvizimit, këmbëngulje dhe një furnizuesi të rëndësishëm jashtë vendit, shkruan CNN.

Faktori Iran

“Hamasi siguron armët e saj nga kontrabandimi apo prodhimin lokal të tyre, dhe merr mbështetje ushtarake nga Irani”, thuhet në World Factbook të CIA-s.

Derisa qeveria izraelite dhe ajo amerikane duhet të gjejnë çfarëdo roli të drejtpërdrejtë të Iranit në sulmet që ndodhën fundjavën e kaluar, ekspertët thonë se kjo republikë islamike prej kohësh ka qenë mbështetësja kryesore ushtarake e Hamasit, duke kontrabanduar armë në enklavë përmes tuneleve të fshehta apo me barka përmes Mesdheut.

“Infrastruktura e tuneleve të Hamasit është akoma e madhe, pavarësisht që Izraeli dhe Egjipti vazhdimisht i shkatërrojnë”, tha Bilal Saab, ish-bashkëpunëtor dhe drejtor i programit për mbrojtje dhe siguri në Institutin e Lindjes së Mesme (MEI) në Washington, raporton CNN.

“Hamasi ka marrë armë nga Irani duke i kontrabanduar në Rripin e Gazës përmes tuneleve. Kjo shpesh përfshinte sisteme me rreze të gjatë veprimi”, tha Daniel Biman, ish-bashkëpunëtor i projektit të Kërcënimit Transnacional në Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS).

“Irani gjithashtu i ka siguruar Hamasit raketat e saj më të avancuara balistike duke ia dërguar përmes detit, që iu dërguar në copëza për t’u montuar më pas në Gazë”, tha Charles Lister, bashkëpunëtor i lartë në MEI.

Por Irani gjithashtu ka qenë një lloj mentori për Hamasin thonë analistët.

“Irani e ka ndihmuar gjithashtu Hamasin në prodhim, duke i mundësuar Hamasit të krijojë arsenalin e saj”, tha Byman nga CSIS.

Një zyrtar i lartë i Hamasit me qëndrim në Liban ka dhënë detaje për prodhimin e armëve të Hamasit në një intervistë dhënë për RTArabic të publikuar të dielën.

“Kemi fabrika l0kale për gjithçka, për raketa me rreze deri në 250 kilometra si dhe ato prej 160, 80 dhe 10 kilometra. Kemi fabrika për minahedhës dhe granata… Kemi fabrika për kallashnikovë (pushkë) dhe plumba. Ne prodhojmë plumba me lejen e rusëve. I prodhojmë në Gazë”, citohet të ketë thënë Ali Baraka, zyrtar i Hamasit.

Riciklimi

Sa i përket gjërave të mëdha, profesori Leister ka thënë se një degë e ushtrisë iraniane është në mënyrë të drejtpërdrejtë trajnon inxhinierët e Hamasit që të armatosen dhe këtë e bën prej dy dekadash.

“Gjatë këtyre viteve me sisteme të avancuara u kanë mundësuar inxhinierëve të Hamasit që të avancojnë kapacitetet e tyre të prodhimit vendor”, shtoi Leister. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments