22.4 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeRama i drejtohet opozitës: Pse nuk keni sjellë asnjë draft-rezolutë për gjykimin...

Rama i drejtohet opozitës: Pse nuk keni sjellë asnjë draft-rezolutë për gjykimin e komandantëve të UÇK-së?

Në fjalën e tij në Kuvend, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, iu drejtua opozitës duke shprehur mospajtimin për mosparaqitjen e asnjë draft-rezolutë për gjykimin e komandantëve të UÇK-së. Ai bëri thirrje për një veprim të tillë dhe ngritjen e çështjes ndërkombëtarisht.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, iu adresua opozitës gjatë fjalës së tij në Kuvend, duke i pyetur se pse nuk kanë paraqitur asnjë draft-rezolutë për gjykimin e komandantëve të UÇK-së.

“Ata që e kanë sjellë draft-rezolutën që u bë sebep për këtë mocion me debat dhe që sjellin, një vit po e një vit jo, drafte të tilla deri edhe për të luftuar diktaturën komuniste, a dinë të na e thonë pse nuk e kanë sjellë deri më sot ndonjë draft-rezolutë, për t’i bërë thirrje botës demokratike të rihulumtojë burimin kah rrjedh procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit e tre komandantëve të tjerë të UÇK-së”, ka theksuar Rama.

Rama kujtoi se ky është Kuvendi i një shteti, i cili i ka të gjitha mjetet në dispozicion për ta ngritur ndërkombëtarisht në çdo instancë të botës demokratike këtë shqetësim.

“E ka bërë e do ta bëjë deri në fund, kurdoherë, kudo e përballë kujtdo që duhet ta dëgjojë të vërtetën rrënqethëse mbi burimin dhe rrjedhën e atij procesi; ashtu siç ka bërë dhe do të bëjë, deri në fund, kurdoherë, kudo e përballë kujtdo, përmes kësaj qeverie, detyrën në mbështetje të domosdoshmërisë së njohjes përfundimtare të Kosovës, duke i thënë të vërtetat siç janë; duke e ngritur zërin siç duhet; duke i parë në kokërdhok të syrit të gjithë ata që duhet t’i dëgjojnë”, ka deklaruar kryeministri shqiptar.

Kjo dramë, sipas tij, nuk luhet vetëm në lëkurën e Hashim Thaçit, të Kadri Veselit, të Jakup Krasniqit e të Rexhep Selimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments