Analisti publikon infografikën, kaq vende do të kenë subjektet politike në Kuvend

130

Analisti i çështjeve politike, Blerim Vela përmes infografikës ka treguar se sa ulëse do të kenë subjektet politike në Kuvend, në legjislaturën e tetë.

Sipas Velës, kjo është ndarja preliminare e ulëseve, ku nuk përfshihen votat e pranuara me postë.

“Ndarja preliminare e ulëseve në Kuvendin e Kosovës (pa llogaritjen e votave të pranuara me postë)”, ka shkruar Vela, sipër infografikës së publikuar në Twitter.

Në infografikën e publikuar, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 56 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës 20 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 15, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 9 ulëse, Lista Serbe 10 ulëse.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mbajtur ditën e diel, më 14 shkurt, ndërkohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në fazën e fundit të numërimit të votave të rregullt, sipas rezultateve që janë paraqitur nga KQZ, LVV është partia fituese, pastaj PDK, dhe LDK është radhitur në vendin e tretë.

Në shumicën e komunave janë numëruar të gjitha votat, ndërkaq numërimi i votave nga diaspora dhe ato me kusht do të fillojë brenda disa ditëve.