Përfundon numërimi i votave të rregullta: LVV prin me 47.85 për qind të votave të fituara

44

Komisioni Qendror i  Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e fundit nga numërimi i votave në të gjitha komunat për zgjedhjet e 14 shkurtit, sipas të cilave Lëvizja Vetëvendosje kryeson bindshëm.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar procesimin të gjitha votave të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit dhe i ka vendosur në webfaqe.

Sipas këtyre të dhënave, Lëvizja Vetëvendosje ka 378,550 vota apo 47.85%

PDK renditet e dyta me 137,659 vota apo 16.77%

LDK e treta me 107,507 vota apo 13.08%

AAK e katërta me 58,743 vota apo 7.43%

Nisma Socialdemokrate me 20,535 vota apo 2.60%

Votat me postë, ato me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara nuk janë numëruar ende.Ndërkohë, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë se numërimi i votave nga diaspora dhe ato me kusht do të fillojë brenda disa ditëve./Telegrafi/