18.6 C
Tetovo
E martë, 18 Qershor, 2024
BallinaLajmeAmbasadat amerikane në Prishtinë e Beograd me reagim të përbashkët: Ata që...

Ambasadat amerikane në Prishtinë e Beograd me reagim të përbashkët: Ata që i vendosën barrikadat t’i heqin menjëhërë

Ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dhe Beograd, ka dalë me një komunikatë të përbashkët ku kërkohet urgjentisht heqja e barrikadave në Veriun e Kosovës të vendosura nga serbët lokalë.

Në komunikatë thuhet se “Shtetet e Bashkuara shprehin shqetësimin e tyre të thellë për situatën aktuale në veri të Kosovës”.

“Ne e kuptojmë se autoritetet kosovare kanë arrestuar një individ të dyshuar për përfshirje në një sulm të dhunshëm ndaj autoriteteve kosovare të zbatimit të ligjit dhe komisionit zgjedhor. Ky arrestim po përdoret si justifikim për bllokime të paligjshme të rrugëve si dhe kërcënime dhe frikësime ndaj autoriteteve kosovare dhe popullatës lokale”, thuhet në komunikatë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments