8.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeAlterntiva: Mësimi në shkolla të fillojë në janar 2021

Alterntiva: Mësimi në shkolla të fillojë në janar 2021

Nga Partia opozitare Alternativa kanë dalë me qëndrimin që mësimi me prezencë fizike mos të fillojë tani por në muajin janar të vitit 2021,transneton INA.

Këtu qëndrim Alternativa e arsyeton me faktin se në vjeshtë ka gjasa të shtohet ritmi i përhapjes së pandemisë dhe kjo do të ishte fatale për shtetin.

“Në ditët kur flitet për fillimin e vitit shkollor dhe tashmë kemi një shtyrje për më 1 tetor, AlternAtivA konsideron se as kjo datë nuk është e përshtatshme dhe prandaj propozon që mësimi të fillojë në fillim të janarit të vitit 2021. Duke pasur parasysh se, sipas të gjitha parashikimeve, në vjeshtë pritet valë e re pandemisë së virusit COVID-19, çdo fillim i mësimit në atë kohë do të ishte një mundësi rreziku që fëmijët të infektohet dhe nëse kjo do të rezultonte me pasoja të padëshirueshme, kjo do të ishte fatale për gjithë shtetin”, thonë nga Alternativa.

Kjo parti është drejton akuza deri tek ish ministri shqiptar i arsimit Arbër Ademi i BDI-së, i cili nuk zhvilloi asnjë platformë digjitale për më mësimin online.

“Me këtë rast deklarojmë edhe se ne jemi kundër mësimit të a.q. online, sepse ish ministri i Arsimit dhe Shkencës dhe stafi i tij, përkundër hapësirës së mjaftueshme disamujore, nuk ka zhvilluar asnjë platformë digjitale, që do të ishte e suksesshme për organizimin e mësimit të tillë. Madje, nuk është aspak e tepërt nëse themi se edhe ajo pjesë e mësimdhënies që është realizuar online në gjysmëvjetorin e dytë të vitit të shkuar shkollor ka qenë gati se dështim i plotë”, thone nga Alternativa.

” Që të mos na përsëritet dështimi i të a.q. mësim online dhe që të mos kemi shqetësime më të mëdha me infektimin e nxënësve dhe, mos e dhashtë Zoti, me pasoja fatale, AlternAtivA propozon që mësimi të fillojë në janar të vitit 2021 (kur besojmë se do të përfundojë edhe vala e dytë e pandemisë) dhe të përfundojë në fund të qershorit, duke nënkuptuar praninë fizike të nxënësve dhe arsimtarëve. Natyrisht, kjo nënkupton edhe shkurtim, përshtatje dhe ngjeshje të programit mësimor, si dhe skrining të plotë të nxënësve dhe arsimtarëve nën organizim të Ministrisë së Shëndetësisë.
Vërtet shëndeti është mbi të gjitha, por nuk guxojmë të jemi joseriozë edhe me edukimin e moshave të reja në shoqërinë tonë”, thuhet kështu në kumtesën për media të partisë Alternativa.

Shkup, 10.09.2020

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments