11.8 C
Tetovo
E diel, 28 Prill, 2024
BallinaLajmeALTERNATIVA: QEVERIA KA DËSHTUAR, FATURËN PO E PAGUAJNË QYTETARËT ME SHËNDETIN E...

ALTERNATIVA: QEVERIA KA DËSHTUAR, FATURËN PO E PAGUAJNË QYTETARËT ME SHËNDETIN E TYRE

Të shqetësuar për realitetin aktual shumë të rëndë me shëndetin publik në vendin tonë dhe për të nesërmen shëndetësore të qytetarëve tanë, AlternAtivA dëshiron ta ngrejë alarmin për mungesën e seriozitetit dhe përgjegjshmërisë së Ministrisë së Shëndetësisë, Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe, përgjithësisht, Qeverisë, për menaxhimin e kësaj pandemie, nevojën urgjente të angazhimit të të gjitha resurseve profesionale të sektorëve të ndryshëm për menaxhimin me këtë situatë shëndetësore thellësisht të rënduar dhe domosdoshmërinë e sensibilizimit të qytetarëve tanë për respektimin e masave për mospërhapjen e infeksionit.

Ne gjykojmë se, fatkeqësisht, kjo qeveri, Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për Sëmundje Ngjitëse nuk i morën në kohë masat e nevojshme për parandalimin e infeksionit me SARS COV2 dhe e neglizhuan nevojën për t’u përgatitur me valën e dytë. Si pasojë e kësaj, vendi ynë sot po përballet me valën e dytë të pandemisë, duke shënuar numër shumë-shumë të madh të të infektuarve, të sëmurëve me COVID-19 dhe të vdekjes së tyre.

Të shqetësuar tejmase për shëndetin e qytetareve tanë, ekonominë dhe problemet sociale të familjeve, Alternativa kërkon që:

–         Qeveria të ndalojë me politizimin e pandemisë dhe të hapet për të gjithë që mund të ndihmojnë, në mënyrë që mos dëmtohet edhe më shumë shëndeti i qytetarëve. Në të kundërtën vendi ka nevojë urgjente për një qeveri tjetër dhe

–         Qytetarët t’i respektojnë rreptësisht masat për mbrojtjen e shëndetit dhe të kujdesen maksimalisht që mos jenë as viktima të infektimit, por as burim i infektimit.

Me këtë rast AlternAtivA edhe një herë shpreh respektin dhe mbështetjen e saj për gjithë personelin mjekësor dhe teknik, që edhe në kushte shumë të vështira po punon për ta ruajtur shëndetin e qytetarëve, shpesh duke e rrezikuar edhe shëndetin personal dhe te familjeve te tyre./KlanMacedonia

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments