3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAlternAtivA partia e parë dhe e vetme që falënderon gazetarët në këtë...

AlternAtivA partia e parë dhe e vetme që falënderon gazetarët në këtë kohë pandemie

Partia e Afrim Gashit “AlternAtivA” është tepër e kujdesshme në këtë kohë pandemie kur gjithë shteti jonë po ballafaqohet me virusin Covid-19. Pas vendimit për moratorium të aktiviteteve partiake, AlternAtivA nuk ka harruar që të lëshojë letër falënderimi ndaj “heronj anonimë”, ku me theks të veçant falënderon gjithë gazetarët të cilët në këto kohëra të vështira kur gjithë shteti është në karantinë, gazetarët janë ata që rrezikojnë jetët e tyre, për informim të opinionit publik, dukr qëndruar vazhdimisht në terren.

Më poshtë e keni letrën e lëshuar nga kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi.

Ju faleminderit “heronj anonimë”!

Në këto ditë pandemie, kur të gjithë jemi sy e veshë, kur shumica jemi të lidhur me shtëpinë ose jemi të izoluar diku, me qëllim që të mbrohemi nga sëmundja ose t’i mbrojmë të tjerët nga kontakti me ne, të vetmit që bëjnë përjashtim nga ky rregull dhe që janë të ekspozuar edhe ndaj sëmundjes dhe që i rrezikojnë edhe familjarët e tyre, janë mjekët, personeli mjekësor, gazetarët, policët, ushtarët, zjarrfikësit dhe secili tjetër që e ka detyrim të qëndrojë jashtë. Ata, duke e rrezikuar shëndetin e tyre, vazhdojnë të jenë në shërbimin tonë. Ata njerëz, që për shumë prej nesh janë të panjohur, janë “heronjtë anonimë” të kësaj pandemie dhe ata janë më meritorët sot për mirëqenien tonë. S’do mend se kujdestarët e shëndetit dhe të sigurisë janë heronj që u detyrohemi gjithnjë, por një falënderim të madh dua të shpreh edhe për gazetarët dhe ekipet e mediave, për të cilët nuk ka orar dhe pushim. Ata, duke punuar pa asnjë ankesë, përveç informimit, e kanë edhe rolin e ciceronëve që na orientojnë në këtë amulli të krijuar nga pandemia.
Prandaj dua ta falënderoj secilin prej tyre veç e veç dhe t’u them se, pavarësisht se nuk i njohim personalisht, ata mbeten heronjtë tanë.
Ju faleminderit dhe ju paçim gjithmonë!”, ka shkruari kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments