11.5 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeAlsat-m / 10 mijë aktivistët e BDI-së në kohën e pandemisë nuk...

Alsat-m / 10 mijë aktivistët e BDI-së në kohën e pandemisë nuk vërehen askund, nuk funksionon as linja telefonike

Që nga 13 marsi u hap një linjë telefonike nga partia e BDI-së për të ndihmuar njerëzit në nevojë nga kriza e pandemisë. Por, e gjithë kjo doli të jetë farsë politike. Qytetarët u ankuan në redaksinë tonë. Thanë se linjat telefonike kanë funksionuar deri sa u vendos të anulohen zgjedhjet parlamentare. Pas kësaj askush nga kjo parti nuk u përgjigjet nevojave të qytetarëve. Këtë e dëshmoi edhe ekipi ynë.

Në telefon nuk paraqitet askush, ndërkaq edhe dera është e mbyllur në këtë shtab. Qytetarët, të cilët kanë nevojë nuk mund të marrin ndihmën që supozohet se do t’ju ofrohet nga kjo parti.”

Ndërkaq, nga BDI thonë se deri më tani janë ndihmuar shumë qytetarë, pa treguar numrin e tyre.

Bujar Osmani i tha Alsatit se kjo linjë telefonike funksionon edhe pse në thirrjet tona nuk u përgjigj askush.

Pas komunikimit me Kryqin e Kuq ua kemi lënë në shërbim edhe këtyre organizatave, por telefoni është në funksion. Kohët e fundit nuk ka thirrje sepse njerëzit janë adaptuar mënyrës së jetesës në kushte të kufizimeve, veçanërisht pasi lejuam që supermarketet të bëjnë shërbime on-line. Kështu u tejkalua nevoja që një vullnetar të dërgoj furnizime për njerëzit nëpër shtëpitë e tyre – tha Bujar Osmani, BDI.

Autoritetet e këtij subjekti politik patën thënë se do të angazhojnë 10 mijë aktivistë të tyre partiak për t`ju ofruar qytetarëve shërbimet për nevojat bazë. Sipas tyre, këta vullnetarë duhej të operonin në tërë territorin e shtetit, duke filluar paralelisht me fushatën parazgjedhore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments