19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeAli Ahmeti u bën thirrje shqiptarëve të Malit të Zi që të...

Ali Ahmeti u bën thirrje shqiptarëve të Malit të Zi që të gjithë masovikisht të dalin të votojnë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve nga Mali i Zi fqinj, që në zgjedhjet vijuese, të dalin sa më masovikisht të votojnë dhe të shprehin vullnetin e tyre demokratik, me qëllim që të përforcojnë nyjen kyçe të vendit euroatlantik, e ajo nyje sipas Ahmetit, është komuniteti shqiptar në Mal të Zi.

Ai u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve duke filluar nga Tuzi deri në Ulqin, Plavë e Gusi, por edhe gjitha zonave tjera.

Ai shprehë përkrahje për të gjitha forcat progresive në rajon të cilat promovojnë orentimin perëndimor.

“Në prag të zgjedhjeve në Mal të Zi, që nga Tuzi deri në Ulqin, Plavë e Gusi, kam nderin të ftoj të gjithë shqiptarët e vendit tonë mik që të dalin masovikisht në votime dhe të shprehin vullnetin e tyre demokratik për ta përforcuar nyjen kyçe të vendit euroatlantik e ajo nyje është komuniteti shqiptarë në Mal të Zi.

Shpreh përkrahje të parezervë dhe të fuqishme për të gjitha forcat progresive ne rajon të cilat promovojnë orientimin perendimor të vendit.

Ju uroj garë fer e demokratike dhe të jeni sa më të bashkuar për të mirën tuaj të përbashkët!

Bashkë më të fortë!” – thotë Ahmeti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments