7.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeAli Ahmeti takon ambasadoren amerikane Bërns

Ali Ahmeti takon ambasadoren amerikane Bërns

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka takuar sot ambasadoren e Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Kejt Bërns.

Ahmeti dhe ambasadorja amerikane kanë bashkëbiseduar rreth vendimit të fundit ekzekutiv të presidentit amerikan Bajden, sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, agjendën e gjelbër, integrimin evropian dhe kontestin me Bullgarinë.

Ahmeti theksoi që Bashkimi Demokratik për Integrim në tërësi e përkrah urdhëron ekzekutiv të presidentit Bajden që përfshin luftë të hapur kundër korrupsionit, sundim të së drejtës, institucione kredibile demokratike.

Agjenda e gjelbër dhe inkluziviteti e diversiteti janë në përputhje të plotë me bindjet e BDI.

Ahmeti elaboroi rreth prioritetit mjedisor të BDI nëpërmjet të zbatimit të agjendës së gjelbër në korrelacion të plotë me prioritetet amerikane dhe evropiane.

Në lidhje me kontestin me Bulgarinë, Ahmeti nënvizoi nevojën e rolit më të theksuar amerikan dhe evropian midis Shkupit dhe Sofjes si dhe domosdoshmërinë e mbajtjes së kursot reformues nga qeveria jonë.

Bashkëbiseduesit gjithashtu diskutuan edhe rreth 20 vjetorit të marrëveshjes së Ohrit si një e arritur e suksesshme e përbashkët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments