9.5 C
Tetovo
E diel, 28 Prill, 2024
BallinaLajmeAli Ahmeti: “Open Ballkan” pranohet vullnetarisht, jo me imponim

Ali Ahmeti: “Open Ballkan” pranohet vullnetarisht, jo me imponim

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, nuk sheh rrezik që kriza në Ukrainë të interferojë dhe në Ballkanin Perëndimor, duke sjellë në vëmendje se një pjesë e shteteve janë anëtare të NATO-s.

Duke folur nga Vlora, Ahmeti tha se shpreson në një zgjidhje sa më të shpejtë për Ukrainën dhe që populli i saj të vendosë vetë për fatin e vet.

Një koment pati dhe për Ballkanin e Hapur, duke ju referuar si një ide që pranohet vullnetarisht nga shtetet dhe jo me imponim.

Ahmeti: Unë mendoj që Ballkani Perëndimor nuk është objektiv i gjithë këtyre zhvillimeve që bëhen në Ukrainë, me një tendencë për tu zgjeruar në Azi sepse Ballkani Perëndimor, pjesa dërrmuese e shteteve janë anëtarë në NATO. Të gjithë jemi të interesuar të gjendet zgjidhje sa më e shpejtë dhe të mbyllet ky rast i dhimbshëm në Ukrainë. Të gjendet zgjidhje për të arritur tek armëpushimi dhe ti hapet rrugë dialogut, vendosjes së paqes dhe të lihen të lirë ukrainasit të vendosin për fatet e veta.

Do thoja që presidenti Putin dhe Rusia duhet të ndjejnë përgjegjësi pasi si sipërfuqi po shkelin mbi vullnetin e një populli dhe kjo duhet ti turpërojë dhe sa më parë të tërhiqen aq më mirë do të jetë si për Rusinë dhe për Europën. Mendoj që populli rus ka përgjegjësi kolektive që të mos lejojë këtë luftë të pamëshirshme që zhvillohet në Ukrainë dhe sa më parë ti jepet fund këtij invadimi.

Unë mendoj që Ballkani i Hapur është një ide së cilës ide mund ti bashkangjiten ato vende dhe shtete që mendojne se është në dobi të vendeve të tyre. Është një ide që nuk inponohet por një ide që vullnetarisht pranohet, kështë që secili vetëvlerëson a është mirë për vendet përkatëse, a është e dobishme për vendet përkatëse dhe sipas vlerësimit bëhen dhe hapat.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments