9.8 C
Tetovo
E shtunë, 11 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaDeklarohen zyrtarët e SHBA-së për sulmin në konsullatën amerikane në Irak

Deklarohen zyrtarët e SHBA-së për sulmin në konsullatën amerikane në Irak

Rreth 12 raketa goditën të dielën një kompleks të gjerë të konsullatës së SHBA-së në qytetin verior të Irakut, Iribil.

Deri më tani nuk raportohet për viktima apo të lënduar nga sulmi, që ka shënuar një përshkallëzim të rëndësishëm mes SHBA-së dhe Iranit, përcjell Demokracia.com.

Zyrtarë të Bagdad fillimisht kanë deklaruar se disa raketa kishin goditur konsullatën amerikane në Irbil dhe se ajo ishte objektivi i sulmit. Më vonë, Lawk Ghafari, kreu i zyrës së mediave të huaja të Kurdistanit, tha se asnjë nga raketat nuk kishte goditur objektin e SHBA-së, por vetëm zonat përreth kompleksit.

Zyrtari i mbrojtjes amerikane ka deklaruar se ishte ende e pasigurt saktësisht se sa raketa u hodhën dhe saktësisht se ku u ulën. Një zyrtar i dytë amerikan tha se nuk kishte dëme në asnjë objekt të qeverisë amerikane dhe se nuk kishte asnjë tregues se objektivi ishte ndërtesa e konsullatës, e cila është e re dhe aktualisht e pabanuar, përcjell Demokracia.com.

Sulmi erdhi disa ditë pasi Irani tha se do të hakmerrej për një sulm izraelit pranë Damaskut, Siri, që vrau dy anëtarë të Gardës së tij Revolucionare. Të dielën, agjencia shtetërore e lajmeve iraniane IRNA citoi mediat irakiane që pranonin sulmet në Irbil, pa thënë se nga e kishin origjinën.

Breshëria e raketave erdhi gjithashtu pasi negociatat në Vjenë mbi marrëveshjen e prishur bërthamore të Teheranit goditën një “pauzë” mbi kërkesat ruse për sanksionet që synonin Moskën për luftën e saj kundër Ukrainës.

Zyrtarët irakianë, në kushte anonimiteti, të sigurisë kanë deklaruar se nuk kishte viktima nga sulmi, i cili sipas tyre ndodhi pas mesnate dhe shkaktoi dëme materiale në zonë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments