19.1 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeAli Ahmeti nuk e pranoi sfidën e Arben Taravarit/ Thotë se luan...

Ali Ahmeti nuk e pranoi sfidën e Arben Taravarit/ Thotë se luan në Superligë, ndërsa Taravari në ligë lokale

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, kandidat për president nga koalicioni VLEN, Arben Taravari, për kundërkandidat nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim preferonte ta kishte kreun e kësaj partie, Ali Ahmetin. Mirëpo Ahmeti dhe BDI vendosën që në zgjedhjet presidenciale të garojnë me ministrin aktual për punë të jashtme, Bujar Osmanin. I pyetur për sfidën që Taravari po e kërkonte,
Ahmeti tha se i përket superligës dhe se Taravari është i nivelit të ligës lokale.

“Faleminderit por unë luaj në superligë. Tani, vështirë është se sepse ligat tani që luajnë është super liga. Z.Taravari është ligë lokale.”- pohoi Ali Ahmeti – kryetar i BDI-së.

Por kush në cilën ligë luan, nga koalicioni VLEN thonë se do të kuptohet në zgjedhje, pasi Ahmeti të përballet me Bilall Kasamin në zonën zgjedhore numër 6. Shprehen se Ahmeti nuk e pranoi sfidën sepse e dinte që do të humbë.

“Këto fraza janë vetëm mesazh paniku në taborin e BDI-së. Nga sfida konkrete që iu bë që të dalin në mejdan dhe të garojnë të shohin se kë e pëlqen popullata dhe kë e mbështetë në këtë drejtim, Ali Ahmeti nuk e pranon atë sfidë dhe garon me një person tjetër që është i bindur se e ka humbjen. Si do që të jetë, Ali Ahmeti do të përballet edhe në zonën 6 me Bilall Kasamin dhe aty do të dëshmohet se kush në cilën ligë po luan.”- deklaroi Fari Hiseni – VLEN.

Megjithatë Ali Ahmeti është i bindur se BDI nuk do të humbë. Thekson se partia e tij nuk e lë atë të tërhiqet edhe nëse ai dëshiron.

“Edhe nëse më shkon mendja mua të tërhiqem, BDI nuk ma jep këtë mundësi dhe këtë komoditet. BDI nuk do të humbë dhe nuk është humbës.”- tha Ali Ahmeti – kryetar i BDI-së.

Nga opozita shqiptare i bënë thirrje Ahmetit që të mos ndjekin interesat partiake por të mbështesin Arben Taravarin për president. Shtojnë se me kandidimin e Osmanit për president, do të përçahet vota shqiptare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments