Ali Ahmeti
Ndoshta ka të rinjë që edhe mund mos ta njohin sot, por duhet ta dijnë, ky këtu është gjenerali amerikan Wesley Clark, ish shef i NATOsë, në kohën e luftërave në ish Jugosllavi, jo më larg se para dy dekadave, burrë që i doli në krah drejtësisë dhe gjynjëzoi Millosheviçin dhe forcat serbe dhe është simbol i miqësisë tonë me botën perendimore.
I jashtëzakonshëm ka qenë dhe vazhdon të jetë roli i tij në përkrahje të proceseve paqësore dhe demokratike në vendin tonë dhe vendet e rajonit të Ballkanit.
Gjenerali Clark më tha diçka të cilën dua ta ndaj me ju: “Je nga të paktët në histori që ka përdorur forcën për ta ndërtuar paqën dhe ia dole.” I thash, e kam mësuar nga ju.
U kënaqa fort nga biseda e shtruar dhe e sinqertë, por më së shumti nga takimi me Gjeneralin Clark sepse e kisha dëshiruar prej kohësh.
Përjetësisht mirënjohës ndaj gjeneralit, SHBA-ve dhe NATO-së.