13.5 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeAli Ahmeti ironizoi për hjekjen e balancuesit që kërkon VMRO-DPMNE: S’qenka kusht...

Ali Ahmeti ironizoi për hjekjen e balancuesit që kërkon VMRO-DPMNE: S’qenka kusht shumë i fortë

Pas kushtit të kreut të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski për partitë shqiptare që do të duan koalicion paszgjedhor me të, të pranojnë të hiqet balancuesi, kreu i BDI-së Ali Ahmeti ironizoi për hjekjen e balancuesit Megjithatë ai thotë se ai s’është kusht i fortë.

“Balancuesin nuk e kanë vendosur vetëm partitë që jemi këtu. Balancuesi është një vendim institucional për të ndjekur realizimin dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Po s’qenka kusht fort i fortë ky”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Mickoski, në promovimin e programit të partisë për këto zgjedhje tha se balancuesi është diskriminues dhe se duhet bërë punësime në bazë të meritave.

“Ky është kusht për cilindo që dëshiron të jetë në koalicion me fituesin e bindshëm në zgjedhjet parlamentare, VMRO-DPMNE-në, do të duhet të ulet, të bisedojë dhe të pajtohet me shfuqizimin e balancuesit sepse vlerësojmë se nuk është i drejtë, sepse favorizon, diskriminon. Nëse të gjithë ne synojmë të vlerësojmë cilësinë e individit ose angazhohemi për sistem meritash, atëherë nuk shoh arsye se pse partitë politike në mënyrë konsensuale nuk pajtohen me shfuqizimin e balancuesit”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski mes tjerash paralajmëroi riorganizimin të ministrive dhe institucioneve, shfuqizimin e pozitave të zv.drejtorëve, Kuvend me 90 deputetë në vend të 120, regjistrim digjital të popullsisë, etj

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments