Bashkimi Demokratik për Integrim nga dita e sotme ka filluar garën brendapartiake dhe diskutimet për zgjedhjet lokale të 2021 që pritet të mbahen me 3 tetor. Lideri i BDI-së Ali Ahmeti gjatë mbledhjes së mbajtur me kryetarët e degëve dhe anëtarët e kryesisë qendrore biseduan edhe për çështjen e regjistrimit duke thënë se kjo çështje është politizuar shumë kohëve të fundit.
“Ju e dini se më 3 tetor do të mbahen zgjedhjet lokale dhe nga këtu fillon diskutimi për ecurinë e zgjedhjeve për përgatitjen e zgjedhjeve lokale për zhvillimet e brendshme në Bashkimin Demokratik për integrim sa i takon zgjedhjeve lokale, sot është fillimi për përgatitjen për 3 tetorin për zgjedhjet lokale që do të organizohen”, tha Ali Ahmeti.