10.4 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeAleksandër Vuçiq: Dje ishte një nga ditët më të vështira për Serbinë

Aleksandër Vuçiq: Dje ishte një nga ditët më të vështira për Serbinë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se Serbia do të ketë shumë telashe dhe probleme në të ardhmen dhe për këtë kemi nevojë për unitet.

Në një video të postuar në Instagram, Vuçiq ka thënë se dje ishte një nga ditët më të vështira për Serbinë.

“Ne do të kemi shumë dhimbje dhe probleme me të cilat do të përballemi në të ardhmen dhe për këtë kemi nevojë për unitet. Pa marrë parasysh se pak ditë më parë thanë të kundërtën, në një temë ku askush nuk duhet të dalë kundër dikujt, për fat të keq zgjodhën të shkojnë kundër Serbisë edhe kësaj radhe. Pra, për të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe mbi të gjitha Ju të nderuar qytetarë të Serbisë do të flas për gjithçka, për të gjitha temat, për të gjitha problemet me të cilat po përballemi dhe për zgjedhjet që na presin të hënën pasdite. Ne do ta shpëtojmë dhe mbrojmë Serbinë. Rroftë Serbia”, tha Vuçiq.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments