16.7 C
Tetovo
E martë, 16 Prill, 2024
BallinaLajmeAleanca për Shqiptarët: Dorëheqjet janë të vonuara, tentim për t’i ikur përgjegjësisë

Aleanca për Shqiptarët: Dorëheqjet janë të vonuara, tentim për t’i ikur përgjegjësisë

Deklarata e plotë e ASH-së:

Ata që vetëm para 24 orëve thanë se koha është për sfida dhe jo për dorëheqje, pas publikimit të indicjeve të para për gabime tragjike në ndërtimin e spitalit modular në Tetovë filluan të dorëhiqen. Këto dorëheqje të vonuara, janë tentim për të arsyetuar Qeverinë jo funksionale e cila duhet të dorëhiqet deri tek i fundit, taktikë e funksionarëve pa përgjegjësi për të mbuluar fajin e tyre, ngutje për të amortizuar revoltën e qytetarëve dhe lojë për t’i ikur përgjegjësisë. Edhe në të kaluarën kemi parë raste që përfundonin me dorëheqje dhe në mandatin e ardhëshëm me riemërime të funksionarëve në digastere të tjera, por pa asnjë përgjegjësi penale. Tragjedia në Tetovë tronditi botën, shuajti 14 jetë dhe dogji zemrat e të gjithë neve. Ky rast nuk guxon të ngelë pa drejtësi dhe pa përgjegjësi. I bëjmë thirrje prokurorisë që të mos bie në lojërat politike, të veprojë urgjentisht dhe të mos lejojë të ikë ndonjëri nga të dyshuarit e të na ndodhë “Budapest 2”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments