22.4 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeAleanca për Shqiptarët: Burgjet e RMV-së si në Kore të Veriut

Aleanca për Shqiptarët: Burgjet e RMV-së si në Kore të Veriut


Të nderuar përfaqësues të mediave

Të nderuar qytetarë
Sot jemi këtu para burgut të Shutkës ku ndodhen një pjesë e të akuzuarve për ngjarjet e 9 dhe 10 Majit 2015 në Kumanovë e të cilët që dje kanë hyrë në grevë urie pasi nuk ju respektohen të drejtat elementate, ajo për vizita të familjarëve si dhe fundjava e lirë. Duam të njoftojmë opinionin se pesë nga të burgosurit, kanë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për fundjavë të lirë, por kjo e drejtë u mohohet nga drejtori i burgur edhe pse kanë marrë mendim pozitiv nga komisioni përkatës. Bëhet fjalë për Musadik Pajaziti të cilit tani e 19 muaj i takon e drejta për fundjavë, Arsim Bajramit që 18 muj i takon fundjava e lirë, Elham Arifi tani e 12 muj, Irfan Lutfiut 9 mujë dhe Seadodin Abdullai tani më 5 muaj plotëson kushtet për fundjavë të lirë.I bëjmë thirje drejtorisë së burgur, ministrisë së drejtësisë, drejtorisë për zbatimin e saknksioneve dhe të gjitha institucioneve kompetente që të respektojnë ligjet në fuqi, konventat ndërkombëtare dhe Kushtetutën e vendit e cila thotë se para ligjit të gjithë janë të barabartë.Me trajtimin joadekuat që ju bëhet të burgosurve, Maqedonia e Veriut jo vetëm që konfirmon se është një regjim hibrid, por tanimë po shkon drejt sisteme si ajo e Koresë së Veriut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments