7.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeAlbin Kurtin e "paska këshillu të del me deklaratë ...tregon se Artan...

Albin Kurtin e “paska këshillu të del me deklaratë …tregon se Artan Grubi-Tigri dhe BDI i ka kapluar, Tuta nga Sindromi Kurti në RMV,në CH pse e dërguat pas 15 ditëve Bujar Osmanin për rregjistrim”?!( video flet min 26-) ?!

Lajmi interaktiv

Artan Grubi-Tigri ngulit shilka politike,dhe ngutet të rrëzojë video-mesazhin që po bën bujë dhe xhirro virale në media dhe rrjete sociale ,pra në CH dërgoi Bujar Osmanin për rregjistrim, kinse Albin Kurtin e paska këshillu ,nëse e paska ndëgju Artan Grubin Albini e ka DYSH nga pjesë e shqiptarëve në RMV …HA HA HA .Se BDI si parti i ka punët keq dhe posaçërisht me udhëheqjen ndër Artan Grubin-Tigrin edhe rregjistrimi i 1 prillit në RMV është vënë në pikëpyetje edhe nga Qeveria Zaev 2 ku janë edhe BDI+BESA+PDSH dhe gjithë bara do thonë do të bjerë te Komisioni për Sëmundje Infektive …dhe po punohet që të mos rregjistrohet popullata dhe amvisëritë,në RMV ,mereni me mend ende nuk janë bërë (rregjistruesit në teren) të shpallur për rregjistrim a konkursi ka përfunduar para dy javëve Pra 1 Prilli është larg por edhe afër për shkak se rregjistrimi në diaspor të nxitur nga vetë shqiptarët e RMV -së ,jo nga partia politike BDI ata ë cilët pas 15 ditëve nisën Bujar Osmanin që për një ditë ece e eja si Adem Peja takoi një xhematë dhe bëri do fotografi për tu lavdruar kinse për nxitje,ditën e Arifes nuk trashet kurbani thonë Tetovarët ,po edhe rrugën Tetovë -Prizren Artan Grubi ia ka propozuar Albin Kurtit ( ta ironizojmë në skajshmëri Gjermanët qysh në vitin 1939-41 patën bërë hulumtime për hapjen e rrugës Tetovë-Prizren edhe ata me siguri kan dëgjuar Artan Grubin ).Pra ky rregjistrim në diasporë tregoi se mediumet dhe rrjetet sociale bën të veten ,pra nuk kishte nevojë për nxitje pushtetare kur popullata mërgimtare është e vetdijshme,sepse deri të hënën janë regjistruar mbi 65.000 veta ,nisem nga fakte faktografike ,djali im është vet i katërti dhe njeri akademik dhe si 90% e gjeneratës së vet pasi nuk gjeti bukën në Tetovë por në Ch ,nuk pret që Tigrat e Bdi-së ta mësojnë Slushna Artan Grubi Tigre që doni të përfitoni politikisht edhe nga ky regjistrim i diasporës .Por tragjedia e këtij shteti është dhe vetvrasja politike e Qeverisë Zaevi 2 ku është edhe BDI-së që mbi 60.000 të regjistruarit nga diaspora janë SHQIPTARË …(sic).Pra Artan Grubit -Tigrit dhe BDI-së u ngutën që të minimizojnë video-mesazhin e Albin Kurtit kinse Artan Grubi- Tigri kryetari i BDI-së aktual e paska këshillu të del …po pse o ARTAN GRUBI NUK DOLE VETË TI …nëse Albini e ka bërë këtë ta dëgjojë Artan Grubin Tigrin ka bërë ha ha ha vetvrasje politike në RMV …Albini ka mbi 400.000 shokë që ia dhanë votat vet ndërsa Tigri Artan Grubi vetëm Ali Ahmetin dhe besojmë se Albini do i përgjigjet me shilka njësoj …HA HA HA HI HI …edhe një SHOW mediatik i ARTAN TIGRIT …mos u mërzitni nuk pati shikues gazetari e nguliti me deklaratat e Albinm Kurtit …por TIGRI vazhdonte me të veten …pra BDI e ka kapluar halis TUTA që mba emrin ndryshime që vijnë nga Dritan Abazoviçi në Mal të Zi dhe nga Albin KURTI në KOSOVË që po reflekton edhe në RMV rradhën e ka Maqedonia Veriore ,po luhatet trolli i BDI-së nga tërmet Albin KURTI dhe nga ky SINDROM nuk ka gjum Tigri Artan GRUBi dhe ALI AHMETI

============================================

lajmi aktiv që qarkullon

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi ka përshëndetur thirrjen e liderit të Vetëvendosjes, z. Albin Kurti për mërgatën shqiptare të Maqedonisë së Veriut që ajo t’i përgjigjet procesit të regjistrimit që është duke u zhvilluar. Këto komente Grubi i ka bërë gjatë një interviste për emisionin Info Magazine të televizionit Klan Kosova.

Grubi gjithashtu ka thënë se qysh dje i ka shkruar për këtë çështje kryeministrit në ardhje z. Kurti dhe i vjen mirë që ai tashmë veç ka dal me thirrje për mërgatën shqiptare të RMV-së që jeton në perëndim.

“E përshëndes deklaratën e z. Albin Kurti, liderit të Vetëvendosjes. Jo më larg se dje, unë i shkruajta z. Kurti me një kërkesë për tu takuar ditën e nesërme, për arsye se kisha në agjendë që të takojë të gjithë liderët e partive politike dhe i njoftova për arsyen e takimit që ishte pikërisht nevoja e përfshirjes së kryetarëve të partive politike në Kosovë, liderëve të institucioneve që të na ndihmojnë me apele drejtuar diasporës-mërgatës për tu regjistruar në procesin e regjistrimit të popullsisë dhe më vjen mirë që gjatë këtij apeli të djeshëm dhe të kontakteve që kishin zyrat tona, zyra ime dhe zyrat e tij, tashmë ai vendosi që të del me këtë apel dhe të fton mërgatën. Është për tu përshëndetur një hap i tillë dhe gjatë ditës së nesërme do të takojë edhe liderë tjerë përfshirë këtu z. Abdixhiku, znj. Osmani, z. Hoxhaj, z. Haraldinaj, z. Limaj si dhe liderë të tjerë të shoqërisë kosovare në mënyrë shumë vëllazërore që të kërkojmë nga ata t6ë përfshihen në procesin e regjistrimit me apele drejtuar mërgatës shqiptare të Maqedonisë së Veriut sepse e dini që mërgata e jonë, ajo e Kosovës por edhe e Shqipërisë funksionojnë bashkë dhe i bashkërendojnë aktivitetet në Evropë, SHBA dhe Australi.”

Zëvendëskryeministri i parë Grubi ka paralajmëruar se nesër do të qëndroj për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës dhe se do të takoj edhe liderët e tjerë atje dhe që shpreson që edhe ata t’i bashkëngjiten kësaj fushate që tashmë veç ka nisur z. Kurti e cila është përtej interesave partiake dhe ka të bëjë me çështje esenciale për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments