11.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeAktivitetet e Ministrit të Kulturës Hysni Ismaili dhe Forumi rinor i Alternativës

Aktivitetet e Ministrit të Kulturës Hysni Ismaili dhe Forumi rinor i Alternativës

Të punësuarit në Ministrinë e Kulturës dhe në institucionet nacionale në fushën e kulturës, sot ishin pjesë e eko-aksionit të administratës shtetërore dhe “Mos u bëj mbeturinë” në Liqenin e Treskës në Saraj.

Image may contain: 1 person, outdoor
Image may contain: 1 person, standing, tree, child, shoes, outdoor and nature
No photo description available.



Afan Elezi nga Gostivari zgjidhet unanimisht kryetar i Forumit Rinor të “Alternativa”.

Image may contain: one or more people
Image may contain: one or more people, crowd and indoor
Image may contain: one or more people, people sitting, crowd and indoor
Image may contain: 11 people, people sitting, crowd and indoor
Image may contain: 15 people, crowd

Nathani i urtë“ premiera e parë në Teatrin e Gostivarit

Me premierën e shfaqjes “Nathani i urtë” nga Gothold Efraim Lesing, në regjinë e Sulejman Rushitit, mbrëmë filloi historia e Teatrit të Gostivarit.
Në Qendrën e Kulturës “ASNOM” në Gostivar, personalitete të shquara nga jeta kulturore dhe politike në vend, në mesin e të cilëve edhe ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, e përshëndetën fillimin me punë të institucionit të ri kombëtar me duartrokitje, urime dhe dëshira për shfaqje të mira. Ministri Ismaili, duke e uruar fillimin me punë të Teatrit të Gostivarit, theksoi se teatri është tempull i gjuhës dhe i kulturës dhe nëse nuk e mbështesim atë, ne bëhemi të huaj në shpirtrat tanë. Është një vend ku zbatohet misioni i ndriçimit të natyrës njerëzore, dëshirave të tij, vendimeve, sfidave të brendshme dhe shoqërore në luftën për një botë më të madhe shpirtërore dhe të drejtë, si dhe një vend për dialog të sinqertë me audiencën.
Përndryshe, shfaqja “Nathani i urtë”, veprimi i së cilës zhvillohet në Jerusalem, e promovon humanizmin dhe tolerancën fetare, ku gërshetohen më shumë elemente: teatri i fjalës, teatri fizik, video projeksioni, animacioni, teatri karagjoz etj. Shfaqja flet në tri gjuhë: shqip, maqedonisht dhe turqisht në mënyrë që ta përçojë gjuhësisht atmosferën e shoqërisë multietnike dhe multikulturore të Jerusalemit në atë kohë, por edhe vlerën universale dhe të përjetshme të veprës humaniste të Lesingut. Përndryshe, shfaqja ku performojnë ekipi i aktorëve: Visar Vishka, Sheqerie Iljazi, Driton Lazami, Arian Ejupi, Aishe Useini, Senad Abduli, Bereda Reshit, Elmir Sejfullai dhe Vjollca Baftiu-Zilbehari, në mënyrë vizuale dhe përmbajtjesore i ruan format klasike diskrete me një shprehje teatrale moderne për ta arritur universalitetin gjeografik dhe të përjetshëm. Skenarografia është e Argjent Karai, kostumet janë të Ines Golja, performanca e muzikës së drejtpërdrejtë është e Adnan Aliu (kavall) dhe Dragan Mateski (daulle), dhe dizajni i dritave është i Ilija Tarçugovski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments