BallinaLajmeKOMUNA E TETOVËS -DREJTORIA NUK SHKARKOHET…?!–Ka miratuar mbulimin e humbjeve për Ndërmarrjen...

KOMUNA E TETOVËS -DREJTORIA NUK SHKARKOHET…?!–Ka miratuar mbulimin e humbjeve për Ndërmarrjen Publike Komunale “Tetova” në vlerë prej 71 milion denarë.

Këshilli i Komunës së Tetovës zyrtarisht ka miratuar mbulimin e humbjeve për Ndërmarrjen Publike Komunale “Tetova” në vlerë prej 71 milion denarë, mjete këto, me të cilat, do të paguhen rrogat e mbetura për katër muaj për 150 punëtorë, si dhe kontributet e pa paguara për më shumë se një vit.

SAMET BISLIMI – Drejtor i NPK “Tetova” Tetovë

“Kjo për punëtorët do të thotë që deri në fund të muajit të gjashtë, nëse realizohet pagesa e humbjes nga ana e Komunës, çdo i punësuar me rrogat do të jetë në rregull dhe pa vonesa dhe zero me kontributet, që një herë e për gjithnjë do jetë fund i një problemi që e kemi gjetur. Afërsisht flitet për 156 të punësuar me kontrata dhe vendime, me ndihmën ndaj ndërmarrjes që në bazë të vendimit do ndahen rreth 71 milion që do zgjidh problemin edhe për disa muaj në të ardhmen”.

Një pjesë e madhe e punëtorëve në Ndërmarrja Publike Komunale – Tetova, tash e një vit kanë mbetur pa sigurim shëndetësor.

Shkak për këtë, sipas drejtuesve të ndërmarrjes, është niveli i ulët i pagesës së faturave nga qytetarët. Kohë më parë, Drejtori Samet Bislimi deklaroi se për një pjesë të punëtorëve obligimet janë shlyer, ndërsa për pjesën tjetër pritet mbështetje nga komuna.

Borxhi i Ndërmarrjes Publike i akumuluar prej më shumë se dy dekada arrin disa milionë euro./Tv Koha/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments