12.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeBilall Kasami nga Albin Kurti kërkoi që qeveria e re e Kosovës...

Bilall Kasami nga Albin Kurti kërkoi që qeveria e re e Kosovës të jetë “më aktive në lidhje me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut”

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (VV) Albin Kurti, i cili pritet që të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës pasi partia e tij fitoi në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, e priti sot kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasamin, i cili, siç bëri të ditur VV-ja, shfaqi shpresë se qeveria e re e Kosovës do të ketë “raport më aktiv drejtë problemeve dhe halleve të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut”.

Siç informoi korrespondenti i MEDIAL-s nga Prishtina, Kasami e uroi Kurtin për fitoren në zgjedhje dhe shfaqi bindje se “vullneti i shprehur për ndryshime (në Kosovë) dërgoi sinjale pozitive në rajon, e posaçërisht te shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Kurti, sipas kumtesës së partisë së tij, është angazhuar për atë që shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut “përveç se do t’iu respektohen të  drejtat dhe liritë, t’iu zgjerohen edhe mundësitë për progres dhe mirëqenie”.

Bashkëbiseduesit ishin marrë vesh që në të ardhmen ta shpeshtojnë komunikimin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments