6.8 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaOpinionAkaqdemik Prof.Dr Abdulla Mehmeti / RUSIA - KREATORE E TË GJITHA MARRËVESHJEVE...

Akaqdemik Prof.Dr Abdulla Mehmeti / RUSIA – KREATORE E TË GJITHA MARRËVESHJEVE MES SHTETEVE FQINJE KUNDËR MAQEDONISË, NGA VITI 1904 E DERI MË SOT

Një shpjegim i shkurtër, përmes hartave, i planeve sekrete ruse për rajonin ballkanik dhe Maqedoninë.

Me asgjë nuk kanë ndryshuar planet strategjike të Rusisë në lidhje me rajonin, sidomos në raportet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë. Dy tendencat e fundit të Sofjes zyrtare, pavarësisht nga dëshirat e mira siç paraqiten publikisht, janë në frymën e influencës ruse në rajon.Rikthimi i tezave të vjetra* në agjendën e bisedimeve mes dy qeverive për heqjen e vetos bullgare për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë Veriore (bashkë me Shqipërinë) në Bashkimin Evropian.Në bisedimet e mëhershme kishte një qasje ndryshe nga pala bullgare, që lidhej me të drejtat e pakicës bullgare në Maqedoninë Veriore dhe mundësinë e përfshirjes së tyre në Kushtetutë, ndërsa sipas deklaratave gjatë ditëve të fundit (sidomos nga presidenti i shtetit të Bullgarisë), bullgarët nuk duhet të trajtohen dhe as të përmenden si pakicë, duke aluduar në rikthimin e tezës së vjetër të Sofjes zyrtare ndaj popullit dhe shtetit të Maqedonisë Veriore: “Një popull, dy shtete”, jo si çështje e pakicës bullgare (qytetarë me vetëdije bullgare). Në mbështetje të kësaj teze është edhe qëndrimi i ditëve të fundit i palës bullgare ndaj figurës më kontroverse që njeh historia e marrëdhënieve mes këtyre dy popujve fqinj, me aktin e hapjes së “Klubit kulturor bullgar” në qytetin e Manastirit me emrin e këtij personalitetit të kontestuar nga maqedonasit si asnjë figurë tjetër nga “historia e përbashkët” e bullgarëve dhe maqedonasve: Ivan Mihailov Gavrilov (bullgarisht: Иван Михайлов Гаврилов (1896 – 1990), i njohur edhe si Vanço Mihajllov. Nuk është e panjohur nga studiuesit dhe opinioni vendës, pse harta e “Shtetit të pavarur të Maqedonisë bullgare” të Vanço Mihajllovit (8 shtator 1944), siç ka dashur ta krijojë Vanço Mihajllovi më 1944, me ndihmën e pushtetit të atëhershëm nazist të Hitlerit, e cila është e ngjashme me hartën që kanë krijuar dhe shpërndarë shërbimet sekrete ruse gjatë viteve të fundit, si e shohin ato të ardhmen e shteteve ballkanike dhe sidomos të Maqedonisë. (Shih hartat në vazhdim!) * Marrëveshjet mund t’i gjeni në komentet e këtij shkrimi. (19 prill 2022) * * * Prishja e ëndrrave ruse dhe greke në Gadishullin IlirikÇFARË FSHIHET PAS MOSMARRËVESHJES KINSE PËR HISTORINË, GJUHËN DHE IDENTITETIN, MES BULLGARISË DHE MAQEDONISË VERIORE?Aktualizimi i disa çështjeve të vjetra lidhur me historinë, gjuhën dhe identitetin e banorëve sllavë (jo të maqedonasve të lashtë), mes Bullgarisë dhe Maqedonisë Veriore, si edhe kërcënimi nga Bullgaria zyrtare i bllokimit të mundshëm për anëtarësimin e Maqedonisë Veriore në BE, nuk duhet të lidhen me çështje të ngatërruara të historisë mes tyre, për ngjarje dhe figura historike, si Goce Dellçevi apo ndonjë tjetër, por me faktin se projektet e mëdha strategjikë për të ardhmen e Gadishullit Ilirik, si projekti i SHBA-ve “Ballkani Perëndimor” apo projekti i NATO-s “Karta e Adriatikut”, që Bullgarinë, Greqinë dhe disa shtete të tjera të rajonit i kanë veçuar nga këto projekte, me këtë ua kanë shuar ëndrrat e tyre për shndërrimin e Maqedonisë Veriore në shtet satelit të tyre, shtet të dytë serb ose bullgar, apo koloni ekonomike të Greqisë, me këtë duke u krijuar mundësi popujve dhe shteteve më të vegjël sovranë të rajonit, si Maqedonia Veriore, Kosova dhe Mali i Zi, të vetëvendosin për fatin dhe të ardhmen e tyre evropiane dhe euroatlantike, bashkë me Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Serbinë (e demokratizuar) dhe Kroacinë, pjesë e Kartës së Adriatikut A5 dhe e Ballkanit Perëndimor (në perspektivë).Skeptikët që kanë frikë nga ringjallja e ish-Jugosllavisë, duhet ta kenë të qartë se rajoni. mbretëria ose federata e dikurshme e Jugosllavisë nën influencën e Rusisë dhe rajoni i njëjtë Ballkani Perëndimor (ILIRIKU) nën kontrollin, përkujdesjen dhe mbrojtjen e SHBA-ve dhe BE-së janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme.(27. IX. 2020)Lexoje edhe këtë për ta kuptuar qartë shkrimin e mëparshëm, sa marrëveshje kanë nënshkruar qeveritë e dikurshme bullgare me ato Serbe, Greke dhe jo vetëm, për ndarjen e copëtimin e Maqedonisë: MARRËVESHJET PËR NDARJEN E MAQEDONISË, NGA VITI 1904 DERI MË SOT:Të gjitha këto marrëveshje mes shteteve aleate sllave -ortodokse, përherë janë organizuar me ndikimin dhe përkrahjen e Rusisë, kryesisht në dëm të interesave kombëtare dhe të trojeve etnike shqiptare.1. Marrëveshja për Aleancë mes Mbretërisë Serbe dhe Mbretërisë Bullgare, nënshkruar në Beograd, më 30 mars 1904;2. Marrëveshja për miqësi mes Mbretërisë Serbe dhe Mbretërisë Bullgare, nënshkruar në Beograd, më 30 mars 1904;3. Nënshkrimi i Protokolli nga përfaqësuesit e Mbretërisë Serbe dhe Mbretërisë Bullgare, më 30 mars 1904;4. Marrëveshja serbe-bullgare për ndarjen e Maqedonisë (12 prill 1904);5. Marrëveshja serbe-bullgare për ndarjen e Maqedonisë (13 mars 1912);6. Marrëveshja serbe-greke për ndarjen e Maqedonisë (19 maj 1913);7. Marrëveshje për Aleancë mes Bullgarisë dhe Serbisë, më 29 shkurt 1912;8. Nënshkrimi i Aneksit të fshehtë të Marrëveshjes për miqësi dhe bashkëpunim mes Bullgarisë dhe Serbisë, më 29 shkurt 1912;9. Deklaratë në lidhje me Marrëveshjen për aleancë mes Bullgarisë dhe Serbisë, më 16 maj 1912;10. Konventë ushtarake lidhur mes Bullgarisë dhe Serbisë, më 19 qershor 1912;11. Marrëveshje mes Shtabeve të Armatave të Bullgarisë dhe Serbisë, 19 maj 1912;12. Marrëveshje mes Gjeneralshtabeve të Bullgarisë dhe Serbisë, 15 shtator 1912;13. Konventë ushtarake e lidhur mes Bullgarisë dhe Greqisë, 22 shtator 1912;14. Protokoll për lidhjen e Marrëveshjes për Alenacë mes Greqisë dhe Serbisë, nënshkruar më 22 prill/5 maj 1913;15. Konventë ushtarake e lidhur mes Mbretërisë së Greqisë dhe Mbretërisë së Serbisë, e nënshkruar më 1/14 maj 1913;16. Marrëveshje për paqe mes Turqisë dhe shteteve aleate ballkanike, më 17/30 maj 1913;17. Marrëveshje për Aleancë mes Mbretërisë së Serbisë dhe Mbretërisë së Greqisë, 19 maj/1 qershor 1913;18. Konventë ushtarake mes Mbretërisë së Greqisë dhe Mbretërisë së Serbisë, 19 maj/1 qershor 1913;19. Marrëveshje për ndarjen e Maqedonisë, mes Serbisë, Greqisë dhe Bullgarisë, (me përkrahjen e Rusisë) Bukuresht, 10 gusht 1913;20. Marrëveshje e fshehtë mes Greqisë dhe Serbisë (me pjesëmarrjen edhe të Bullgarisë, Presidenti bullgar Zhelo Zhelev e ka kundërshtuar), e njohur si Marrëveshja Micotakis-Millosheviq, për ndarjen e Maqedonisë, një vit pas pavarësimit të saj, më 1992.Etj.Shënim: Gjatë viteve të fundit është aktivizuar sërish Aleanca e shteteve sllave-ortodokse në Ballkan, për çdo vit kanë mbajtur samite të nivelit më të lartë shtetëror (Selanik-Greqi, Varna-Bullgari, Beograd-Serbi), me pjesëmarrje të Serbisë, Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë.(11 mars 2018)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments