25.9 C
Tetovo
E hënë, 17 Qershor, 2024
BallinaOpinionAkademik Prof.Dr Abdulla Mehmeti / SHQIPTARËT PËR NË EVROPË, MAQEDONASIT PËR MAQEDONINË...

Akademik Prof.Dr Abdulla Mehmeti / SHQIPTARËT PËR NË EVROPË, MAQEDONASIT PËR MAQEDONINË E TYRE!

Nëse nuk e keni të qartë, pse koalicioni i VMRO-DPMNE në zgjedhjet e fundit quhej “Për Maqedoninë Tënde”, ndërsa koalicioni i BDI quhej “Fronti Evropian”, ndërkohë që në qeverinë e mëparshme partia e shqiptarëve në pushtet (BDI), kishte mbi gjysmën e ministrave, dy zëvendëskryeministra, edhe kryetar teknik të Qeverisë, kryetar Kuvendi, me pretendime edhe për kryetar shteti të Maqedonisë Veriore, por të gjitha këto i kishte me idenë për integrimin (shpërnguljen) e shqiptarëve në Evropë, jo për qëndrimin e tyre në vendin e tyre, në Maqedoni.

Çfarë kanë përfituar shqiptarët nga kjo klikë partiake në pushtet, faktet janë të dhimbshme.

E ardhmja do të jetë edhe më e errët, me Koalicionin VLEN, që në rrethana të reja do ta bluajnë faktorin politik shqiptar sipas recetës Rusomadhe të VMRO-së, PA ASNJË DYSHIM, siç e kanë bluar për tri dekada me radhë nga pavarësimi i Maqedonisë nga ish-Federata e Jugosllavisë (1991-2024)!

(21. 5. 2024)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments