15.7 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaOpinionAKADEMIK PROF.DR ABDULLA MEHMETI - ANALIZË POLITIKE / MAQEDONIA VERIORE ËSHTË SHTET...

AKADEMIK PROF.DR ABDULLA MEHMETI – ANALIZË POLITIKE / MAQEDONIA VERIORE ËSHTË SHTET POLICOR, ME PUSHTET TË KAPUR NGA NËNTOKA KRIMINALE DHE MAFIA

Edhe 7 kandidatët për kryetarë shteti, edhe 120 deputetë që pritet ta formojnë Parlamentin e ardhshëm dhe forcat politike që do ta formojnë qeverinë e ardhshme të Maqedonisë Veriore, së bashku janë pjesë e kësaj loje të madhe politike për mashtrimin e radhës së qytetarëve të këtij vendi.

Kjo lojë që sapo ka filluar, me epilogun e saj më 24 prill dhe më 8 maj të këtij viti, asgjë të re nuk mund t’i sjellë vendit dhe qytetarëve të tij, aq më pak mund të sjellë ndryshime, siç pretendojnë disa drejtues të politikës aktuale, përderisa edhe ata janë vegla të pushtetit, nën diktatin e mafisë policore, e cila mund të ndryshojë vetëm atëherë kur krerët e politikës aktuale do të shkëputen nga llakat e saj, nga kapja e madhe përmes korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kjo lojë nuk mund të përfundojë aktualisht, para epilogut nga përplasja e madhe mes Perëndimit dhe Lindjes, mes terrorizimit ndërkombëtar dhe qytetërimit evropian dhe demokracisë amerikane.

Lojtarët e mëdhenj në skenën politike të Maqedonisë, si edhe të shumë shteteve të tjera të rajonit, nuk mund të shkëputen e vetëm përmes parullave të mëdha, të tipit: Po Evropës, Jo Rusisë, ndërkohë që askush sot nuk mund ta dijë saktë se kush janë engjëj edhe kush djajtë mashtrues në këtë lojë me fatin e njerëzimit, edhe të qytetarëve të këtij shteti, të cilët për dekada me radhë e presin ndryshimin, por në vend të tij vazhdimisht u kanë sjellë fatkeqësi në jetë, me këta politikanë e pushtetarë që asgjë nuk vendosin përpara interesave veta personale, varësisht se kush u jep më tepër, u ndihmon të vinë në pushtet dhe u mundëson të qeverisin, pa harruar se mercenarët janë kudo dhe gjithmonë të njëjtë, lakmitarë dhe perversë, raca më e pështyrë e qenies njerëzore.

Raca e këtillë ka qenë në pushtet gjithmonë, edhe nën sundime të huaja okupatore, nën pushtimin e Perandorisë Osmane, nën okupimin e Serbisë (jugosllav), nën sundimin e Bullgarisë, nën sundimin e Fashizmit, nën sundimin e komunist jugosllav, si dhe në periudhën e demokracisë dhe transformimit në tri dekadat e fundit, loja politike ka vazhduar, gjithmonë kundër vendit dhe interesave të qytetarëve të Maqedonisë, sidomos kundër popullsisë shqiptare vendëse, dhe gjithmonë përmes aktorëve të njëjtë, pasues të indologjive të njëjta, me pushtetarë të djeshëm edhe të sotëm, nga e njëjta racë kuislingësh e mercenarësh.

Mos qoftë e thënë, nëse fiton Rusia dhe aleanca e ZEZË e saj, po kjo racë do të jetë në pushtet edhe atëherë, deri në zhbërjen e këtij vendi, shpërnguljen dhe shfarosjen e popullsisë vendëse.

Ideali i lirisë, për të cilin shpresojnë qytetarët e këtij vendit sot, asgjë nuk ka të përbashkët me qëllimet e drejtuesve aktualë në skenën politike të vendit, përderisa ata bëjnë paqe edhe me djallin vetëm që të vinë ose të mbeten në pushtet, ndërkohë që nuk janë të interesuar sa banorë të këtij vendi kanë mbetur aktualisht dhe cila është e ardhmja e tyre!

(9 prill 2024)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments