12 C
Tetovo
E enjte, 16 Maj, 2024
BallinaLajmeAggeler: U takon zyrtarëve dhe qytetarëve të Maqedonisë të kërkojnë përgjegjësi dhe...

Aggeler: U takon zyrtarëve dhe qytetarëve të Maqedonisë të kërkojnë përgjegjësi dhe ndryshim

Vendosja e sotme në listën e zezë të ish-zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike Koço Angjushev dhe familjes së tij është dëshmi e mëtejshme se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të sanksionojnë aktorët e korruptuar në këtë vend dhe në rajon, pavarësisht nga pozicioni i tyre, përkatësia politike, apo koha e abuzimeve të tyre, ka njoftuar ambasadorja amerikane në vend, Angela Aggeler, përmes një postimi në profilin e saj në “X”.

Siç shkruan Aggeler, në të ardhmen do të pasojnë takime të tjera.“Është fakt se përpjekjet dhe sanksionet tona nuk mund ta rregullojnë epideminë e korrupsionit në Maqedoninë e Veriut. Në fund të fundit, u takon zyrtarëve dhe qytetarëve të këtij vendi të kërkojnë përgjegjësi dhe ndryshim”, theksoi ambasadorja amerikane.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments