8.8 C
Tetovo
E martë, 14 Maj, 2024
BallinaOpinionAfrim Ibrahimi-Fanda / NACIONALIZMI SHQIPTAR PËRBALLË SHOVINIZMIT DHE GJENOCIDIT SERB

Afrim Ibrahimi-Fanda / NACIONALIZMI SHQIPTAR PËRBALLË SHOVINIZMIT DHE GJENOCIDIT SERB

“Vritini, therini, që shqiptari të mos ekzistojë” është thirja për gjenocid, që tanimë regullisht dëgjohet e brohoritur njëzëri nga dhjetëra mijëra tifozë serbë, nëpër stadiumet dhe rrugët e Serbisë, por edhe të Malit të Zi dhe ish IRJM, aty ku shtrihet ndikimin politik serb.Duke njoftuar për rastin e tillë të fundit më 5 tetor të ketij viti, gjatë ndeshjes së Crvena Zvezda me Young Boys të Zvicrës në Beograd, spikerja e Euronews Albanija këto thirje për gjenocid të tifozëve serbë, i përshkruajti si “politizim dhe përdorim i sportit për nacionalizëm”.

Ky përshkrim i spikeres së Euronews Albanija në fakt është në një vijë me qëndrimin e kreut të qeverisë shqiptare, z. Rama, i cili në të gjitha deklarimet e tij lidhur me Kosovën, vë në një kosh nacionalizmin mbrojtës të shqiptarëve nga kërcënimi i vazhdueshëm i politikës shoviniste dhe gjenocidale serbe në funksion të mbijetesës fizike si komb, me shovinizmin serb paralajmërues për gjenocidet e rradhës.
Edhe stadiumi dhe rrugët e Tiranës para pak ditësh buçisnin nga brohoritjet e tifozëve shqiptarë, të mbledhur në Tiranë nga të gjitha trojet shqiptare, në mbështetje të kombëtares së tyre në ndeshjet me Poloninë dhe Çekinë. I madh e i vogël, i githë qyteti, stadiumi, rrugët,lokalet brohorisnin gjithë emocione “o sa mire me qenë shqitpar” dhe njëzëri këndonin këngën për Adem Jasharin, “Mora fjalë”.Dhe pikërisht këtu qëndron dallimi, jo vetëm në mes të tifozëve, por në përgjithësi në mes të shqiptarëve dhe serbëve. Të parët shfaqin dashurinë dhe krenarinë për kombin e tyre dhe i këndojnë sakrifices në luftën për liri, ndëra të dytët shfaqin urrejtjen ndaj shqiptarëve dhe bëjnë thirje për shfarosjen dhe eliminimin e e plotë të gjithë kombit shqiptar.
Pikërisht këtu qëndron edhe dallimi ne mes të nacionalizmit dhe shovinizmit, koncepte që ngatërohen jo pa qëllim nga të huajt lidhur me çështjen e Kosovës, e për fat të keq edhe nga vet kreu i qeverisë dhe mediat shqiptare, duke vënë përgjegjësit e akteve gjenocidale dhe viktimat e këtyre akteve barbare në të njëjtin kosh, atë të “nacionalizmit!

Por çfarë është Nacionalizmi dhe ku dallon nga Shovinizmi?


Nacionalizmi është ideologji dhe qëndrim që i atribuon një vlerë të veçantë identitetit,traditave dhe aspiratave kombëtare. Ndjenjë e përkushtimit ndaj vendit të origjinës dhe ndjenjë solidaritetit ndaj komunitetit të kombit tënd, me një spektër të gjerë të shprehjeve,duke filluar nga dashuria dhe krenaria për kulturën dhe historinë e vendit tend, deri te dëshira për autonomi apo pavarësi kombëtare.

Nacionalizmi synon të përmirësojë dhe të përforcojë identitetin, kulturën dhe aspiratat kombëtare të një grupi, por nuk është domosdoshmërisht negativ ndaj grupeve të tjera (në rastin e shqiptareve historikisht pozitiv – mbrojtës), dhe në shumë raste ka luajtur një rol pozitiv në zhvillimin e shteteve dhe kombeve.Nga ana tjetër, Shovinizmi është besimi i tepërt në superioritetin dhe favorizim i patolerueshëm për grupin tënd etnik apo racor mbi grupet e tjera, shoqëruar me qëndrimin dhe sjelljet e përbuzjes, arrogancës, diskriminimit dhe urrejtjes ndaj grupeve të tjera, e përhapur nëpërmjet fjalëve, sjelljeve dhe propagandës.

Qëndrime dhe ndjenja këto që janë një hap larg akteve të drejtuara drejt eliminimit fizik të grupeve tjera etnike,që në fakt përbëjnë definicionin e gjenocidit.Po aq i hollë është edhe kufiri që ndan fjalët në thirjet e tifozëve serbë “Vritini, therini, që shqiptari që të mos ekzistojë” dhe “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, nga përsëritja e akteve të gjenocidit serb të kryera jo shumë vite larg në Bosnje dhe Kosovë, të cilin nuk e pranojne,nga i cili nuk distancohen dhe për të cilin nuk pendohen, jo vetëm qeveria e Vuçiçit, ish ministri i Millosheviçit, por as opozita serbe.
Fakti i fundit nuk duhet të na shërbejë për të nxitur urrejtjen ndaj serbëve. Sepse urejtja është një ndjenjë e dëmshme e cila në shpirtin e njeriut ja zë vendin dashurisë për jetën, kombin, të bukurën…

Por duhet të na shërbejë për vetëdijësimin e gjithe shoqërisë shqiptare për rezikun që vazhdon t’i kanoset sigurisë dhe prosperiteti politik dhe ekonomik të kombit shqiptar, si pjesë e pakontestueshme e kombeve të qytetëruara europiane, dhe domosdoshmërinë e angazhimit unik si shoqëri, pa kompromise dhe me këmbëngulje, për gjethjen zgjidhjes së përhershme për këtë kërcënim që i kanoset kombit shqiptar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments