15.7 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaOpinionAfrim Fanda / VOTA PER “OPOZITËN” NUK ËSHTË VOTË PËR “SHPËTIM” NGA...

Afrim Fanda / VOTA PER “OPOZITËN” NUK ËSHTË VOTË PËR “SHPËTIM” NGA BDI! AQ MË PAK ËSHTË VOTË PËR “NDRYSHIM”!

Zijadin Sela tradhtoi? Dakord, por cilën ide? Cilin parim? Kë tradhtoi Sela duke aderuar në “Frontit Evropian” në vend se në “VLEN”? Shqiptarët, apo Bilall Kasamin, Afrim Gashin, Izet Mexhitin, Arben Taravarin… Albin Kurtin?

Cili është dallimi në mes të “Frontit Evropian” dhe “VLEN”? Si, dhe ku është manifestuar dhe po manifestohet aktualisht “opozitarizmi” i të ashtuquajturës “opozitë”, sot “VLEN”, të cilën e “tradhëtoi” Sela?

Duke votuar, bashkë me BDI-në, në vitin 2018, Marreveshjen e Prespes dhe ndryshimet kushtetuese, ku shqiptaret u ridefinuan si pakice e ardhur? Duke mashtruar shqiparët se, si shpërblim, vendi do të anëtarësohet pas kësaj në BE?

Duke votuar, bashkë me BDI-në, po në këtë vit, Ligjin për përdorimin e gjuhëve (ligjin e famshëm 20%), qe gjuhen “maqedonase” e definon si gjuhë zyrtare ndersa shqipen si gjuhe pakicash të ardhur, të kushtëzuar me përqindje? Duke mashtruar shqiptarët se me këtë ligj gjuha shqipe bëhet zyrtare dhe e barabartë me gjuhën “maqedonase”?

Duke treguar, bashkë me BDI-në, gatishmërinë për të votuar ndryshimet kushtetutese për të futur bullgarët në kushtetutë, duke ridefinuar përsëri në kushtetutë, shqiptarët si pakicë e ardhur? Duke mashtruar përsëri shqitparët, se pas kësaj vendi do te integrohet në BE?

Duke premtuar, bashkë me BDI-në, kryeministra dhe presidentë kukull shqiptarë, të sojit të Sinan Hasanit?

Duke ja kaluar edhe BDI-së, me kërkesën për “Jugosllavi të vogël” me “kushtetutë qytetare” ku shqiptarët do të definoheshin si “qytetarë” pakicë, në vend se grup etnik me të drejta kolektive, me njësinë e tyre shtetërore?

Duke instaluar në jetën politike të shqitparëve Islamin Politik të dirigjuar nga Erdogan, që rezikon indin kombëtar dhe të ardhmen evropiane të shqitparëve?

Duke luftuar kazinotë, ne pritje te hyrjes ne qeverinë e VMRO-se?

Ca miq të mi më thonë: “atëherë, trego zgjidhjen”… “cila eshte rruga, zgjidhja e drejtë”!?

Unë nuk mund t’ju bëj thirje bashkëkombasve të mi, per te votuar njeren apo tjetren, ose akoma më mire, asnjërën parti shqiptare!

Por një gje mund t’u them me bindjen e plote: vota për ata që sot quajnë veten “opozitë”, nuk është votë për “shpëtim” nga BDI! Aq më pak, votë për “ndryshim”!

Vet përvoja e viteve të fundit, na mëson që të mos votojmë nje parti, vetëm e vetëm për të ndëshkuar një parti tjetër! Sepse gabimi paguhet shtrenjtë! Ashtu menduam, kur votuam PPD-ne (jo se kishim për të zgedhur), vetëm e vetëm për të shporur partitë sllave dhe pushtetin monist. Pastaj vuajtëm për te hequr PPD-ne, që u bënë më zi se ata qe “shporëm”. Zgjodhëm PDSH-në vetëm e vetëm për të hequr PPD-në. Pastaj, bëmë luftë për të hequr PDSH-në, për ta zëvendësuar me BDI-në. Tani na thonë të votojmë ca mashtrues, që deri dje bashkeqeverisën me BDI-në në pushtet, vetëm e vetëm për të hequr BDI-ne “të keqen më të madhe”. Që pas ca vitesh përsëri të bëjmë lufte per ti hequr keta mercenarë të tjerë, qe mezi presin të lëshojnë rrënjë ne pushtet!

Shqiptarët në ish IRJM nuk kanë nevoj të “shpëtojnë” nga BDI apo nga cilado parti tjetër shqiptare, por nga kushtetuta që i diskrimion duke i trajtuar si pakicë. Anëtarët e BDI, ashtu edhe githë shqiptarët e tjerë, anëtarë të partive tjera shqiptare, duhet të shpëtojnë nga injorantët, mercenarët, oligarkët, të shiturit… në krye të këtyre partive, që mbajnë peng të ardhmen e shqiptarëve duke përfituar nga ky diskriminim, të shpërblyer për heshtjen dhe miratimin e tyre.

Në vend të etiketimit si “radikal”, pa e ditur kuptimin shqip të fjalës “rrënjë, rrënjësor”, të kërkojmë ndryshime rrënjësore të statusit kushtetues të shqiptarëve në këtë shtet, duke kërkuar ndryshime rrënjësore të kushtetutës, duke kushtëzuar partitë shqiptare me votën tonë, si brenda, ashtu edhe jashtë këtyre partive.

Kjo është lufta për të ardhmen, për fëmijët tanë, që sot duhet ta bëjë çdo shqiptar në ish IRJM, qoftë anëtar i partive shqiptare, i iniciativave qytetare, apo qytetar i pavarur.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments