11.8 C
Tetovo
E mërkurë, 22 Tetor, 2025
BallinaOpinionAfrim Fanda / MENDËSIA SEKTARE E SHOQËRISË SHQIPTARE

Afrim Fanda / MENDËSIA SEKTARE E SHOQËRISË SHQIPTARE

A është thjesht një lajthitje deklarata publike e Bekim Qokut, përfaqësuesi i Lëvizjes për VetëVendosje në koalicionin VLEN në bashkëqeverisje me VMRO-DPMNE, ku ai quan të korruptuar, hajdutë dhe të pamoralshëm, gjithë shqiptarët që jane kundërshtarë të VLEN!? Deklaratë publike ku Bekim Qoku shpall armiq, të gjithë “të tjerët”, që nuk janë “ushtarë” të Albin Kurtit, siç është Bekim Qoku; që nuk janë servilë të korruptuar, dhe mercenarë si Izet Mexhiti, ish nënkryetari i BDI-së; që nuk janë “muslimanë” si hoxhë Adnan Azizi dhe Bilall Kasami, që pasurohen duke fshirë gjurmët e gjenocidit të “kaurëve”; që nuk bëjnë thirje për vëllavrasje ndër shqiptarë, në emër të “luftës së shenjtë” si Zeqirija Ibrahimi…?

Sigurish që jo. Bekim Qoku thjesht shfaqi mendësinë me të cilët është brumosur si anëtar besnik I sektit të cilit i takon. Dhe po ta kuptojmë se si funksionon një sekt, do ta kuptojmë edhe mendësinë e Bekim Qokut në këtë deklaratë. Do ta kuptojmë se si funksionon shoqëria shqiptare në përgjithësi, dhe zgjedhjet që ka sot individi në hapsirën politike të shqiptarëve.

Por çfarë është një sekt?

Sektet përbëjnë një fenomen kompleks ku përzihen dinamika fetare, shoqërore dhe psikologjike.

Në thelb, ato janë grupe që shkëputen nga një sistem besimi më i gjerë, duke ndërtuar një doktrinë të vetën dhe duke pretenduar se vetëm ata zotërojnë të vërtetën absolute.

Për ta ruajtur këtë bindje, sektet zhvillojnë një mënyrë të veçantë të të menduarit dhe të perceptimit të botës që i rrethon, e cila ndryshon ndjeshëm nga ajo e individëve jashtë grupit.

Në qendër të çdo sekti qëndron lideri karizmatik, i cili perceptohet si burim i dijes, shpëtimit ose autoritetit shpirtëror,

Përmes kultit të personalitetit të ndërtuar më pare, ky person ndërton varësi emocionale dhe kognitive tek ndjekësit përmes manipulimit psikologjik, përdorimit të frikës dhe fajit, dhe identifikimit të vetes si “i dërguar” apo “i zgjedhur”. Mekanizëm i shpjeguar më së miri në teorinë e bindjes ndaj autoritetit të psikologut social amerikan Stanley Milgram, i njohur për eksperimentet e tij kontraverse mbi dëgjueshmërinë dhe nënshtrimin, të kryera në vitet 1960, ku individët priren të nënshtrohen ndaj një figure të fuqishme, edhe kur veprimet bien ndesh me arsyen personale.

Në këtë mënyrë, lideri bëhet burim i moralit dhe së vërtetës, ndërsa çdo mendim ndryshe shihet si kërcënim. Lideri shpall kauza dhe armiq, e në të njëjtën kohë edhe rehabiliton armiq, sipas dëshirës së tij. Anëtarët duhet ta ndjekin atë pa vënë në përdorim arsyen e shëndoshë.

Kur një anëtar fillon të dyshojë në doktrinën, për të shmangur tensionin e brendshëm mes dy ideve kundërshtuese (“lideri mund të gabojë” vs “lideri është i pagabueshëm”), ai zgjedh të besojë më fort në lider, duke shtypur mendimin kritik, gjë të cilën e sqaron më së miri Teoria e Disonancës Kognitive, e psigologut social amerikan, Leon Festinger. Disonanca kognitive është shqetësim mendor që përjetohet kur një person ka dy bindje kontradiktore ose kur veprimet e tij nuk përputhen me bindjet e tij. Për të zvogëluar këtë ndjenjë të pakëndshme, njerëzit shpesh ndryshojnë mendimet e tyre ose justifikojnë sjelljen e tyre në mënyrë që gjithçka të duket më konsistente.

Anëtarët shpesh janë persona, një pjesë me nevoja emocionale, shpirtërore apo sociale e një pjesë me nevoja materiale, që gjejnë te grupi kuptim, identitet dhe përkatësi. Sektet i plotësojnë këto nevoja duke krijuar një identitet të fortë kolektiv, të ndërtuar mbi ndarjen midis “ne” (të shpëtuarit) dhe “ata” (të humburit). Kështu, anëtarët ndihen të përfshirë në “një mision më të madh”. Izolohen nga familja ose miqtë jashtë grupit. Përsërisin besimet dhe gjuhën e grupit (“ne kundër botës”). E idealizojnë liderin dhe nuk dyshojnë në të. Kanë të përbashkët bindjen “Vetëm ne kemi të vërtetën — jashtë nesh është errësira, mashtrimi apo djalli…Lideri është i shenjtë ose i zgjedhur — ai nuk gabon dhe duhet ndjekur verbërisht…

Anëtarët e sektit kanë qëndrim përçmues dhe përbuzës për njerëzit jashtë sektit. Mendojnë se njerëzit jashtë janë “të verbër”, “mëkatarë”, “të mashtruar” ose “të kontrolluar nga djalli / sistemi / bota” – ndaj janë mëshirues në mënyrë arrogante. Mendojnë se duhet t’i “shpëtojnë” të tjerët, t’i “ndriçojnë” ose t’i fusin në sekt, sepse vetëm ata kanë të vërtetën.

Në kontekstin e sektit, “tjetri” – pra individët jashtë grupit – perceptohen si të rrezikshëm, të mashtruar ose të korruptuar shpirtërisht. Kjo i shërben dy funksioneve themelore: ruajtjes së unitetit të brendshëm – duke i frikësuar anëtarët nga “bota e jashtme”, sekti i mban të bashkuar dhe të varur. Ndërsa funksioni tjeter është legjitimimi i epërsisë morale – ndjekësit ndihen të veçantë, “të zgjedhur” apo “më të pastër” se pjesa tjetër e shoqërisë. Kështu formohet një botëkuptim dualist: ne jemi drita, ata janë errësira. Në praktikë, kjo çon në izolim emocional dhe social — anëtarët prishin lidhjet me familjen, miqtë apo shoqërinë, dhe fillojnë të jetojnë në një “realitet paralel”, të ndërtuar nga grupi.

Pasojat psikologjike janë varësia emocionale nga lideri dhe grupi, frika nga mendimi i lirë…

Nga aspekti i psikologjisë sociale dhe klinike, kuptimi i këtyre proceseve është thelbësor, sepse ndihmon të kuptojmë si ndodh manipulimi kolektiv dhe si mund të rikthehet autonomia mendore e individit shqiptar pas daljes nga një mjedis sektar. Gjë që do të ndihmonte që shqptarët të zgjedhin dhe votojnë, jo liderët, por idetë dhe ofertat politike për një të ardhme më të mire.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments