Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili në një intervistë deklaroi se që nga viti 2002 kishte ëndërr që “Maqedoninë ta bëjë Zvicër”.
Azizi, duke e shoqëruar reagimin me videon e deklaratës së Ahmetit, tha se realiteti gjatë qeverisjes së BDI-së ishte krejtësisht ndryshe.
> “Maqedoninë e bëri Zvicër vetëm për vete dhe për familjarët e tij, ndërsa rreth 500 mijë shqiptarë e lanë vendlindjen dhe u shpërngulën në Zvicër e Gjermani gjatë qeverisjes së tij. Eksodi masiv i shqiptarëve në kohën e Ali Ahmetit nuk krahasohet as me shpërnguljet gjatë ish-Jugosllavisë.”
Azizi pyet se si Ahmeti mund të dalë sot në intervista dhe të pretendojë se e ka bërë vendin “Zvicër”, kur sipas tij, qytetarët u detyruan të largohen për shkak të mungesës së perspektivës.
> “A nuk i vjen turp kur del në intervista dhe thotë se ‘Maqedoninë e bëra Zvicër’? Gjithsesi, po të kishte turp, nuk do të zhdukej as kanalizimi i Zajazit”, shkruan Azizi në reagimin e tij.
