3.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeAdministratorët shkaktojnë përplasje mes Grubit dhe Paunovskit

Administratorët shkaktojnë përplasje mes Grubit dhe Paunovskit

Administratorët shtetëror shkaktojnë përplasje mes zëvendëskryeministrit Artan Grubi dhe Drejtorit të Inspektoratit të tregut Stojko Paunovski. Ky i fundit nuk e përfill Grubin. Nga 35 administratorët e dorëzuar nga Ministria për Sistemit politik ka pranuar vetëm 12.

Mund tu tregoj vetëm për ata që janë Jurist dhe ekonomist. Ata janë 12 nga 35 të punësuar. Për ata kemi shpallur edhe tender për të siguruar inventar, që për ata njerëz të sigurojmë kushte që të mund të ulen dhe kompjuterë që të mund të punojnë e jo edhe më tej të rrinë në shtëpi e të figurojnë se janë të punësuar në Inspektoratin e tregut… Nuk mund të ndryshoj sistemim që dikush pa arsim adekuat, respektivisht që nuk i plotëson kushtet e posaçme të punësohet në Inspektoratin e tregut. Nuk mund të hap vende të tilla pune, e pas një kohe të caktuar vendet e njëjta ti shkurtojë. Ashtu edhe unë bëj shkelje të caktuar, ndoshta bëj edhe vepër penale”, pohoi Stojko Paunovski, Inspektorati i Tregut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments