5.8 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajme(VIDEO) PROTESTUAN BUJQIT E HASANBEGUT DHE HARAÇINËS, KËRKOJNË DËMSHPËRBLIM PËR PËRMBYTJET E...

(VIDEO) PROTESTUAN BUJQIT E HASANBEGUT DHE HARAÇINËS, KËRKOJNË DËMSHPËRBLIM PËR PËRMBYTJET E VITIT 2018

Ashtu edhe siç paraljmëruan bujqit nga komuna e Gazi Babës dhe Haraçinës, sot bllokuan rrugën e Autokomandës, pasi ende nuk I janë paguar dëmet e shkaktuara nga  vërshimet e vitit 2018. Ata shprehën revoltën e tyre ndaj institucioneve kompetente, që tashmë disa muaj nga kërkesa e fundit për takim dërguar qeverisë, ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje. Bujqit paralajmëruan se protestat do të vazhdojnë për çdo ditë derisa të plotësohetn kërkesat e tyre.

Adnan Ajrullahu

“Deri sot nuk kemi asnjë përgjigje nga ana e qeverisë dhe u detyruam sot të vazhdojmë me protesta. Protesta do të ketë çdo ditë, prej sot, sot e kemi bllokuar vetëm hyrjen e Shkupit, nesër bllokohet edhe pjesa tjetër dalja e Shkupit dhe do të vazhdojmë derisa Qeveria të plotëson kërkesat e bujqëve nga komuna e Haraçinës dhe Gazi Babës”.

Kryetari I këshillit të  bujqve, Adnan Ajrullahu tha se ka patur takim me ministrin e bujqësis, Arjanit Hoxha dhe zëvëndëskryeministrin, Artan Grubi,  por asnjëri prej tyre nuk i kanë premtuar zgjidhjen e kësaj çështje.

Adnan Ajrullahu

“Ne kemi patur takim me Ministrin e Bujqësisë, Arjanit Hoxha, që është edhe resor i tijë, dhe ai u deklarua se unë si ministër nuk mundem këtë problemin e juaj t’a zgjidh, por do ta hedh në qeveri, prej asaj përgjigje skemi. E dyta kemi pasur takim nënkryetarin e qeverisë Artan Grubin, që i kam dërguar dokumentacion komplet se si duhet të veproj qeveria, dhe tha se do ta shikojë këtë punë por edhe prej atij nuk kemi përgjigje”.

Ajrullahu shoti se deputetët e zonës duhet të ishin me ata, pasi siç tha ai gjysma e qytetit të Shkupit furnizohet me ushqim nga këto dy komuna.  Protesta u zhvillua kryesishtë e qetë dhe pa incidente.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments