19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeVIDEO) RRUSTEMI: NË SHTATOR DO TË JETË GATI PROJEKTI PËR 10,6 KM...

VIDEO) RRUSTEMI: NË SHTATOR DO TË JETË GATI PROJEKTI PËR 10,6 KM E RRUGËS SHKUP – BLLACË

Ndërtimi i  2 kilometrave të para të autostradës  “Shkup Bllacë” po vazhdon, ndërsa  drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugë Shtetërore” Ejup Rrustemi, tha se kjo ndërmarreje, po projekton edhe trasenë e dhjetë kilometërshit të  dytë nga Bllaca deri tek rruga në hyrje të Shkupit. Ndërsa projekti për pjesën tjetër të rrugës, tha se do të jetë gati në shtator.

Ejup Rrustemi, drejtor i NP “Rrugë Shtetërore” 

“Gjithashtu dua të potencoj se pjesa tjetër prej 10.2 kilometrash që fillon nga fshati Bllacë deri në qarkoren e Shkupit, është duke u bërë hulumtimi gjeomekanik dhe gjeoteknik dhe shpresojmë se deri në fund të shtatorit do ta kemi projektin me çka do të fillojmë edhe procedurat për të ndërtuar prokurimin dhe përzgjedhjen e kësaj pjese”.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarsiki ka thënë se do të bëjë presion ndaj të gjitha palëve pjesëmarrëse në këtë projekt, që gjatë këtij sezoni të ndërtimit të mos ketë ndërprerje.

Bllagoj Boçvarski, ministrin e Transportit dhe Lidhjeve 

“Për ne është me shumë rëndësi megjistralja Adriatike si një arterie e rëndësishme e ekonomisë, transportit, eksportit të mallrave tona jashtë kufijve të shtetit tonë. Për momentin po punohet në punimet tokësore dhe në dislokimin e instalimeve nëntokësore. Mund të themi se kemi se kemi front të hapur për punë dhe do të bëjmë shtypje të plotë në të gjitha anët që marrin pjesë në ndërtimin e këtij projekti, që në këtë sezonë të kemi punime të pa asnjë ndërprerje”.

Ministri pranoi se para disa vitesh ky projekt ka qenë vetëm në letër.  Përndryshe, autostrada Prishtinë-Shkup u lëshua në përdorim më 29 maj të vitit 2019.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments