15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeA ka prova të reja për “Lagjen e trimave”?

A ka prova të reja për “Lagjen e trimave”?

Prokuroria ka përfunduar mbledhjen e informacioneve dhe dëshmive shtesë për ngjarjen “Lagja e Trimave” të vitit 2015. Nuk tregojnë nëse ka gjetje të reja nga hetimet për ngjarjen e armatosur, por thonë se vendimin do të sjellin pas analizimit të të dhënave.

“Në drejtim të zbardhjes së rastit, prokurori i lëndës në përputhje me kompetencat e tij ka ndërmarrë veprimet e domosdoshme, ka mbledhur dëshmi dhe informacione, pas analizimit të të njëjtave do të sjellë vendim prokurorial për procesin e mëtejshëm të procedurës”, thonë nga Prokuroria.

Njëri nga avokatët e të dënuarve, Naser Raufi, nuk mendon se do të ketë prova shtesë. Ai këtë e mbështetë edhe në informacionet që i ka marrë nga prokuroria.

 “Më 2 qershor unë isha në seancën ankimore për Sulejman Osmanin, një prej të dënuarve, ku lënda është e ndarë dhe në bisedë me prokurorinë u informova që nuk ka prova shtesë që eventualisht Agjencia ia ka dhënë Prokurorisë. Ne si palë mbrojtëse nuk jemi të njoftuar për këto dëshmi dhe mendoj se nuk janë në posedim të prokurorisë sipas informatave të mija. Këtë informatë e kam nga prokuroria e shtetit”, deklaroi Naser Raufi – avokat.

Po edhe në rast se Prokuroria nuk ka zbuluar asgjë të re, rreth një vit më parë Drejtori i Agjencisë së Zbulimit, Erolld Musliu në intervistë për REL pat pranuar se kanë filluar të marrin informacione të reja, që për Agjencinë nuk kishin qenë të njohura më parë.

 “Në lidhje me Ngjarjet e Kumanovës, e kam patjetër ta them këtë, është konstatuar mos sinqeritet ndaj Prokurorisë Publike. Për motivet e grupit, është e qartë se ka mbizotëruar motivi politik për angazhimin e pjesëtarëve edhe pse përmendet edhe momenti financiar. Është e paqartë arsyeja e kontaktit të operativëve me drejtuesit e grupit të armatosur”, u shpreh Drejtori i Agjencisë së Zbulimit, Erolld Musliu (28.06.2020).

Musliu gjithashtu pat thënë se jo të gjitha të fshehtat janë zhdukur me vdekjen e Rizajt dhe Ndrecajt, sepse siç shprehet, disa të dhëna gjenden tek disa nga të gjykuarit, e kjo do ta kompletonte ngjarjen.

Nga ana tjetër, avokati Naser Raufi tha sot për TV21 se pret që Gjykata Supreme, para pushimeve verore, të sjellë vendim për rigjykim të rastit, sepse siç shprehet, në gjykimin e parë nuk është pranuar asnjë provë e palës mbrojtëse. Krahas kësaj, si opsion të dytë avokati pret uljen e dënimeve, të cilat i quan brutale. Në rast se vendoset për rigjykim, avokati parasheh që i njëjti në Penale mund të fillojë në shtator.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments