10.4 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeA ka deputetë të privilegjuar? Më shumë kanë shpenzuar Ilija Dimovski dhe...

A ka deputetë të privilegjuar? Më shumë kanë shpenzuar Ilija Dimovski dhe Aleksandër Kiracovski

Vijnë nga qytete të ndryshme dhe i ndan ajo që janë nga parti të ndryshme politike. Aleksandër Kiracovski dhe Ilija Dimovski, në vitin 2018 kanë marrë më së shumti para nga shteti për shpenzime rrugore, ndërsa kanë shfrytëzuar edhe qira për banesë në Shkup.
Vitin e kaluar shteti Kiracovskit ia ka paguar qiranë prej 390 eurove, ndërsa ai në katër muajt e fundit të vitit 2018, përderisa ka qëndruar në banesën në Shkup, në emër të shpenzimeve rrugore ka marrë më shumë se 1000 euro.

Oponentit të tij politik, Ilija Dimovskit nga VMRO-DPMNE-ja, shteti i ka paguar qira pak më të ulët, përkatësisht 370 euro, por ai ka marrë shumë prej rreth 20 mijë eurove në emër të shpenzimeve rrugore.

Xhaferi thotë se nuk ka indice për dyshime se deputetët kryejnë keqpërdorime.

“Nuk ka indikacion, për shkak se sipas ligjit, disa deputetë u prononcuan të shfrytëzojnë banesë në vlerë të asaj që është paraparë me vendimin e komisionit kompetent në Kuvend. Sipas këtij vendimi dhe ligji, përderisa deputeti qëndron këtu dhe në fund të javës kur shkon në shtëpi, i takon kompensim për shpenzimet rrugore për një drejtim për të shkuar në shtëpi. Edhe në fillim të javës së ardhshme kur të kthehet në banesën i takon kompensim për kthimin, që do të thotë për katër javë, katër ditë”, tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të RMV-së..

Përveç Kiracovskit dhe Dimovskit, privilegje të dyfishta vitin e kaluar kanë shfrytëzuar edhe 10 deputetë të tjerë. Në listë nga VMRO-DPMNE-ja me shpenzime të dyfishta janë deputetet nga Manastiri – Liljana Zaturovska dhe Liljana Kuzmanovska, nga Prilepi, Ane Llashkoska, nga Shtipi, Bllagica Llaskovska, nga Koçani, Magdalena Manaskova dhe nga Radovishi, Nada Cipusheva. Ato i shoqërojnë koleget nga LSDM-ja, nga Strumica Katerina Kuzmanovska, nga Prilepi, Keti Smilleska dhe nga Kavadari Meri Llazarova. Në këtë grup është edhe deputeti më i vjetër në Kuvend, Branko Manojllovski nga BDI-ja, i lindur në fshatin Kiçinicë.

Kuvendi vitin e kaluar solli vendim sipas të cilit deputetët mund të shfrytëzojnë automobil të tyre për qëllime zyrtare, gjë për të cilën do tu paguhet më pak se më herët, ose të marrin me qira banesë deri në 400 euro, me çka do të mund të udhëtojnë vetëm për fundjavë dhe festa.

“Nuk shfrytëzojnë shpenzime rrugore për çdo nënshkrim në çdo seancë, për shkak se kanë marrëveshje adekuate e cila rregullohet me procedura të brendshme. Përmes kësaj procedure ata e shfrytëzojnë të drejtën për banesë”, u shpreh kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

“76 deputetë kanë shfrytëzuar 496 mijë euro për shpenzime rrugore gjatë vitit të kaluar. Kjo do të thotë se mesatarisht për vitin 2018 secilit deputet i janë paguar rreth 6 mijë euro. Më shumë prej tyre ka shpenzuar deputeti i cili vjen nga Struga, Alia Kamberovski, gjithsej 18.156 euro.

Më shumë pagesa për deputetët janë bërë në qershor, ndërsa më pak në shtator. Përkatësisht në qershor ka pasur 63.979, ndërsa në shtator 11.390 euro”, Jovica Paunoski, gazetar.

Në listën e deputetëve të cilëve u paguhen shpenzime rrugore çdo vit përmenden të njëjtët emra. Alia Kamberovski është rekorder sipas shpenzimeve rrugore në Kuvend për vitin 2017. Ai, nga marsi deri në nëntor të vitit 2017 për vetëm 9 muaj, nga Kuvendi ka marrë 12.847 euro për shpenzime rrugore. Nga dhjetori i vitit 2017 deri në maj të vitit 2018, shpenzimet e tij rrugore janë 10.355 euro.

Vitin e kaluar, e dyta në listën sipas shpenzimeve rrugore është Mira Stojçevska nga Dellçeva. Emri i saj nuk përmendet për herë të parë kur bëhet fjalë për shpenzimet rrugore. Stojçevska në vitin 2017 ka shpenzuar 11.736 euro, ndërsa vetëm për periudhën prej dhjetorit 2017 deri në maj ka shpenzuar 10.396 euro.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments