12.9 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaKurioziteteA e dini pse qeset e patatinave janë gjithnjë gjysëm bosh?! Nuk...

A e dini pse qeset e patatinave janë gjithnjë gjysëm bosh?! Nuk është mashtrim por as lëvizje marketingu

A e keni pyetur ndonjëherë veten se pse qeset e patatinave janë gjithnjë gjysëm bosh?!

Nuk bëhet fjalë për mashtrim e as për arsye marketingu, edhe pse këto mund të jenë gjërat e para që na shkojnë në mendje. Qeset e patatinave janë gjysëm plot sepse gjysma boshe në realitet është e mbushur plot me azot.

Ky gaz pa ngjyrë dhe pa aromë ka dy funksione të rëndësishme.: I mban patatinat krokante dhe shërben si ‘airbag’ për mbrojtjen e tyre nga thërmimi gjatë transportit.

Nëse qesja e patatinave do të ishte plot, me siguri patatinat do të mbërrinin te ne të thërmuara.

A na helmon azoti?

JO.

Kujtojmë faktin se atmosfera jonë përbëhet nga 78% azot, që do të thotë se gazi që gjejmë në qeset e patatinave është plotësisht i padëmshëm.

Stuidimet e para për përdorimin e azotit në këtë sektor datojnë që nga 1994, në periudhën ku u zbuluar se ky gaz jo vetëm u lejonte patatinave që të konservoheshin më mirë por edhe ruante shijen pas shumë kohësh. Sikurse kemi vënë re, pasi i hapim pakot e patatinave, ato e humbasin shpejt shijen dhe fortësinë e tyre.

SCAN

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments