Një operacion i gjerë i bastisjeve ka nisur sot në mëngjes në rajonin e Dukagjinit. Cak i këtyre bastisjeve janë një grup i dyshuar i kontrabandat të drogës dhe armëve në komunat Pejë,Klinë,Istog,Skenderaj e Mitrovicë.
Aksioni është duke u udhëhequr nga prokurorja e Pejes Lumtirije Vuçeta.
Kallxo mëson se dyshime, ka nisur nen dyshimet për veprat penale te kultivimit te bimëve narkotikeve dhe dyshimet se personat e dyshuar po ashtu merren me import dhe shitje te armeve.
Lajmin për Kallxo.com e ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë ne Peje Shkodran Nikqi.
“Prokuroria themelore ne Peje, është duke zhvilluar sot një aksion ne 5 komuna dhe janë duke u bastisur 13 lokacione ku dhe është siguruar vendi i ngjarjes ku dyshohet se ka plantacion te kanabisit, deri me tani janë sekuestruar edhe arme, vlera te parave dhe gjë sende tjera te dyshuar”, tha Nikqi.
Operacioni është duke u mbështetur edhe nga njësitë speciale.