3.7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMASH: Politika të mos përfshihet në procesin edukativo-arsimor në shkollat e Tetovës

MASH: Politika të mos përfshihet në procesin edukativo-arsimor në shkollat e Tetovës

Në vend që të përfshihet politika në shkollat, kryetari i Komunës së Tetovës është e nevojshme të fokusohet në realizimin e pandërprerë dhe cilësor  të procesit eduktivo-arsimor në nivel lokal. Nxënësit dhe mësimdhënësit nuk duhet të jenë viktimë e lojërave dhe intrigave politike, por përkundrazi, interesat e tyre duhet të jenë në fokus të punës së vetëqeverisjes lokale.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës reagon ndaj vendimeve të kryetarit të Komunës së Tetovës për mos vazhdimin e kontratave të disa mësimdhënësve nga shkollat e kësaj komune, për shkak të asaj që iu raportua si papërshtatshmëri politike, e cila prish vazhdimësinë e procesit arsimor,  nga njëra anë krijohen dëme në njohuritë e nxënësve dhe nga ana tjetër degradohet profesioni i mësimdhënësit , zhvlerësohet profesionalizmi dhe përkushtimi i punonjësve arsimorë.Ju bëjmë thirrje të gjithë kryetarëve të komunave që të vazhdojnë të bashkëpunojnë me institucionet arsimore lokale, të mbështesin punën e tyre dhe të mundësojnë realizimin e pandërprerë të mësimdhënies. Çdo procedurë e kundërt nuk është në favor të ndërtimit të  brezave cilësor të nxënësve që do të vazhdojnë të ndërtojnë të ardhmen e vendit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments