Largimi i arsimtarëve nga puna në shkollën “Kiril dhe Metodi” dhe “Naim Frashëri” ka rezultuar me protesta masive nga prindërit dhe nxënësit e shkollave. Ata sot kërkuan rikthimin e arsimtarëve ndryshe nuk do të vazhdojnë orët e mësimit.
Nga komuna e Tetovës thonë se Kasami nuk ka ingerenca për të larguar nga puna.
“Të gjithë të punësuarit në marrëdhnie të caktuar pune, të gjithëve ju skadon me 31.08.2022. Kryetari i komunës ka dhënë pëlqim për vazhdim për marrdhënie pune për vitin shkollor 2022 -2023, pasi ne si komunë nuk i kemi pëlqimet e vjetra nga ana e Ministrisë së Arsimit” u shpreh Nazmi Dauti nga komuna e Tetovës, përcjell TS.
Sipas tij deri në konstituim të këshillit nuk mund të hapen konkurse për punësime të reja.
Dauti thotë se në bazë zë ligjit për arsim fillor, drejtori është organ për punësim të kuadirt arsimor dhe kuadrit joarsimor.
Sipas Dautit kryetari i komunës, Bilall Kasami të vetmën gjë që mund ta bëjë është që të jap pëlqim për punësim për tre muaj që këtë e ka bërë.
Ndryshe nxënësit dhe prindërit sot protestuan për largimin e arsimtarëve nga shkolla ku pasojë më të madhe kanë pasur nxëenesit ku sipas disa prindërve ata në shtëpi vetëm qajnë dhe nuk duan të vijnë në shkollë nëse nuk kthehen arsimtaret e tyre./TS/